KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DASH: Do të angazhohemi në diplomaci që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut
Politikë

DASH: Do të angazhohemi në diplomaci që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Kosova News
Kosova News 10:28 -15/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se do të vazhdojnë përpjekjet diplomatike për ta bindur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që t’i dëgjojë kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu tha ai gjatë një konference për media, teksa është pyetur se si do ta detyrojnë SHBA-të kryeministrin Kurti “që t’i ndalojë veprimet e tij të njëanshme”, pas kritikave që i bëri Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit.

“Kështu unë do të them se ne do të vazhdojmë të angazhohemi në diplomaci për ta zgjidhur këtë çështje, dhe ne duam që të dyja palët të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe përtej kësaj, nuk dua të parashikoj ndonjë hap specifik nga këtu”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere, nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të, pas vendimit për ndalimin e dinarit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, O’Brien thase “unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës – e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin – hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj dhe kundërshtimit nga serbët e Kosovës.

Të hënën, BQK-ja njoftoi se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj do të zgjasë deri në tre muaj, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk do të heqë dorë nga vendimi për ndalimin e dinarit për pagesa me para të gatshme, por se ai po i respekton kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje.

Por, O’Brien tha të martën se Kosova duhet ta pezullojë vendimin e BQK-së menjëherë dhe të punojë si “shtet modern evropian” për gjetjen e një zgjidhjeje të “këtij problemi konkret”.

“Njerëzit duhet ta dinë se si do t’i paguajnë faturat. Kur lexoj deklaratën e Bankës Qendrore, aty nuk thotë se do ta lejohet përdorimi i dinarit. Thotë se do të ofrohet një alternativë. Kjo duhej bërë para se të zbatohej vendimi në bashkëpunim me komunitetet e prekura dhe me fqinjët që preken nga vendimi dhe sinqerisht me Bashkimin Evropian dhe me ne”, tha O’Brien.

Ai e kritikoi Qeverinë e Kosovës për zbatimin e vendimit pavarësisht, siç tha ai, lindjes se telasheve “në 5-10 minutat e para pasi mësuam për shpalljen e vendimit”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë, nevojë e domosdoshme

Faturimi i rrymës për bizeneset, Bajrami: Vetëm 300 kompani e plotësojnë kriterin për treg të hapur

Kosova News 15/02/2024 15/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në Prizren
15:56 -18/05/2025
Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
15:50 -18/05/2025
Izraeli akuzohet për “spastrim etnik” pas më shumë se 140 të vrarëve në Gaza në 24 orë
15:16 -18/05/2025
Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij
14:36 -18/05/2025
Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen
13:43 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?