KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dalipi i reagon PDK-së: Vëllai im është qytetar i lirë, ka të drejtë të angazhohet në biznes
Politikë

Dalipi i reagon PDK-së: Vëllai im është qytetar i lirë, ka të drejtë të angazhohet në biznes

Kosova News
Kosova News 15:28 -30/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka reaguar pasi që zyrtarë të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), të premten tek e kanë kundërshtuar vendimin për daljen e disa bizneseve në treg të hapur të energjisë, kanë thënë se “njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë është MDA, kompani e themeluar nga … Dalipi”.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se kompania është e vëllait të tij dhe drejtohet nga ai.

“Dritoni s’është ministër, s’është këshilltar, s’është as roje tek dera – është thjesht një qytetar i lirë që pas 20 vitesh punë të suksesshme në biznes, ka vendos, para rreth 1 viti, me provu fatin në tregun e liberalizuar të energjisë, si çdo tjetër. Aplikoi ligjërisht, siç bëjnë njerëzit normalë”, ka shkruar Dalipi. 

Ai ka thënë se vëllai i tij është qytetar i lirë dhe ka të drejtë të angazhohet në zhvillim biznesi, “si çdo qytetar tjetër në këtë vend”. 

Përgatitjet për të hyrë në tregun e energjisë së ripërtëritshme Dritoni e ka marr para rreth një viti, për mundësinë për të investuar në tokë private familjare. Tregtimi i energjisë është parë nga ai thjeshtë si mundësi për ta komplimentuar këtë tendencë për t’u zgjeruar në këtë sektor. Aplikimi për licencë është bërë në mënyrë të hapur, ligjore dhe të rregullt pranë ZRRE-së.

“Unë kam shërbyer me dinjitet dhe përkushtim në këtë Qeveri tash e katër vjet. Kjo nuk do të thotë që e gjithë familja ime ka hyrë në Qeveri. E as që duhet të paragjykohet për lidhje farefisnore me mua. Unë e inkurajoj Dritonin që të jetë sa më i suksesshëm në biznes, ashtu siç e bëj me secilin tjetër në sektor privat. Dritoni dhe cilido qytetar tjetër ka të drejtë të aplikojë për një licencë në tregun e liberalizuar të energjisë. Pastaj është çështje e tregut – ofertë e kërkesë – për ata që kuptojnë pak nga ekonomia. Nëse është konkurrues, do të kontraktohet nga kompani private. Asgjë më shumë, e asgjë më pak”, ka shkruar Dalipi.

Ai ka theksuar se liberalizimi i tregut të energjisë është vendim ekskluziv i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), siç ka thënë ai, një organ i pavarur nga Qeveria që i raporton Kuvendit. 

“Edhe pse sfidat janë reale, ky proces ka qenë i paralajmëruar që nga viti 2016”, ka shkruar Dalipi.

Gjithashtu lexoni:

Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme

Kurti viziton komandën amerikane në kuadër të Defender Europe 25: Ushtria jonë po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me NATO-n

Çitaku, Kurtit: Në vend se të japë llogari për aferat e qeverisë, sulmon opozitën si patriarkale

Nga kamerierët deri te programerët, si po ndikon Inteligjenca Artificiale te profesionet në Kosovë

“Ecje me Ambasadorin”, Uta Ibrahimi dhe ambasadori Rohde ngjiten në Majën e Konjushkës

Kosova News 30/05/2025 30/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
9° _ 8°
88%
1 km/h
Sat
20 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Ish-shefi i CIA-s zbulon vendin që mendon se Putini do ta sulmojë pas Ukrainës: E përmend shpesh në fjalimet e tij
21:46 -31/05/2025
Macron paralajmëron SHBA-në që të mos ‘braktis’ Ukrainën
21:43 -31/05/2025
Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme
21:34 -31/05/2025
Britania e Madhe ndalon nga nesër cigaret me avull – shqetësim për varësinë tek të rinjtë
21:32 -31/05/2025
​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim
21:22 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?