Një ngjarje tragjike është regjistruar sot në mëngjes në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar rreth 60 vjeçar ka ndërruar jetë papritur brenda një lokali.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 09:20, në rrugën “Ilaz Kodra” në Prizren, në kafiterinë “Crali”, qytetari me inicialet T.Q., teksa ishte duke qëndruar me vëllain e tij, ka shfaqur probleme të menjëhershme shëndetësore.
Të pranishmit kanë reaguar menjëherë dhe kanë thirrur ndihmën e shpejtë, por pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta ndihmuar, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij në vendngjarje.
Sipas deklaratës së vëllait të viktimës, i ndjeri kishte probleme të mëhershme shëndetësore.
Policia dhe Prokuroria nisin hetimet
Njësitë relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë angazhuar për dokumentimin e rastit, ndërsa për këtë rast është njoftuar Prokurori Publik, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Hetimet për rastin janë në zhvillim e sipër.
Lexo po ashtu: