Është shënuar goli i dytë në ndeshjen kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Polonisë.
Kombëtarja shqiptare ka dyfishuar avantazhin 2:0 kundër Polonisë pas 45 minutave të para të lojës.
Golin e dytë për kuqezinjtë e ka realizuar sulmuesi nga Gjilani, Mirlind Daku në minutën e 63-të, pak çaste pas inkuadrimit.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.
Tribunat e stadiumit në kryeqytetin shqiptar janë të stërmbushura me tifozë.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë është në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Në grup me Shqipërinë dhe Poloninë janë edhe Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.