Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se komuniteti ndërkombëtar ka arritur në fund të tolerancës ndaj Kosovës, duke shtuar se Beogradi nuk ka më obligime për dialog.
Ai këtë e ka deklaruar për televizionin serb ‘TV Pink’, teksa ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e sheh veten si profet.
“Kurti e imagjinoi se ishte mesia që erdhi për ta shpëtuar popullin shqiptar”, ka deklaruar ai.
Tutje, kryediplomati serb ka thënë se Serbia nuk ka deklaruar se ka refuzuar planin franko-gjerman, por se “është e papranueshme të mbështetet Kosova”.
Daçiq shtoi se nga 193 shtete anëtare të OKB-së, Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e 83 prej tyre dhe “për këtë arsye po i nxisin në Këshillin e Evropës, ku duhen dy të tretat e anëtarëve” për anëtarësimin e vendit.