KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Daçiq e pranon që gënjeu për videon me Millan Radoiçiqin: Gabova
RajonSiguri

Daçiq e pranon që gënjeu për videon me Millan Radoiçiqin: Gabova

Kosova News
Kosova News 18:48 -01/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, është deklaruar lidhur me atë se çfarë ka thënë para disa ditëve për videon që u prezantua nga autoritetet e Kosovës për situatën që ka ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë.Daçiq kishte deklaruar se në këtë video shihet borë por këtë deklaratë të tijën sot ai e tërhoqi pas, raporton Danas.rs.Ai tha se deklarata e dhënë ka qenë gabim i tij dhe se nuk ka dashur të dëmtojë apo justifikojë askënd.“Dikush më tha se ishte një video më e vjetër, nuk e kontrollova, gabimi im, nuk kam dashur ta shfajësoj Radoiçiqin” – ka thënë ministri i Jashtëm serb duke iu referuar pamjeve ku shihej Millan Radoiçiq dhe grupi i tij terrorist në manastirin e Banjskës pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator ku i vrarë mbeti një polic i Kosovës.Gjashtë ditë pas sulmit që ndodhi, avokati i Radoiçiqit, Goran Petronijeviq, lexoi një letër e cila, sipas tij, ishte shkruar nga ai.Në këtë letër ai ka pranuar se ka qenë mbrapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.“Njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, nga Kurti e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time aty” – thuhet në letrën e Radoiçiqit.Daçiq, sipas Danas.rs, sot po ashtu ka thënë se nuk ekziston rrezik real për shqiptimin e masave ndëshkimore ndaj Serbisë, të cilat sipas informacioneve jozyrtare po i kërkojnë shtatë shtete të Bashkimit Europian.“Nuk ka pasur mbledhje ku janë votuar dhe janë marrë vendime, ka pasur mbledhje komisionesh ku janë përmendur gjëra të tilla në diskutime, por nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për këtë, as nuk ka qenë iniciativë zyrtare” – tha Daçiq për televizionin “Prva”.Ai tha se është e rëndësishme që të gjithë të jenë të vetëdijshëm se ngjarjet në Banjskë janë një nga situatat më të vështira që nga viti 2004.Tutje Daçiq tha se, sipas tij, serbët janë të ekspozuar ndaj terrorit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por edhe se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dëshiron që përgjegjësinë t’ia kalojë vetëm Beogradit dhe të legjitimojë lëvizjet e mëparshme të Kurtit.Gjithashtu ai shtoi se numri i pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilët ditët e fundit u paraqitën në vijën administrative me Kosovën tashmë është në rënie.

Më 24 shtator 2023 një sulm terrorist u krye në Banjskë të Zveçanit.Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra, një polic tjetër u plagos e një tjetër u lëndua nga ky sulm, ndërsa Policia u sulmua disa herë radhazi nga grupi terrorist deri sa këta të fundit ikën në drejtim të Serbisë.Në ditën kritike Policia sekuestroi 24 automjete, dy autoblinda e arsenal të madh armatimi luftarak që i kishte grupi terrorist.Sekuestrimi i armëve të tjera po vazhdon që nga 24 shtatori, të cilat janë braktisur nga grupi terrorist në Banjskë dhe në zonën përreth.Tre persona nga ky grup u vranë e disa të tjerë u arrestuan. Trupat e tre të vrarëve iu dorëzuan më 30 shtator 2023 familjarëve të tyre, pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga organet kompetente.Është ish-nënkryetari i Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka edhe mbështetjen e Qeverisë serbe – Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndërsa ka dhënë dorëheqje nga posti në partinë që i përkiste.Radoiçiq tha se të gjithë skenarin e kishte bërë vet dhe askujt nuk i kishte treguar. Këto pretendime i njëjti i bëri përmes një letre të cilën e lexoi të premten pasdite avokati i tij i autorizuar, Goran Petronijeviq.Sulmin terrorist të 24 shtatorit e dënuan ashpër edhe ndërkombëtarët.Zhvillime të shumta pati që nga data e lartpërmendur. Në kufi me Kosovën, Serbia shtoi praninë e trupave ushtarake.Mirëpo më 30 shtator 2023, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se “nuk e ka ndër mend ta urdhërojë ushtrinë” të kalojë kufirin me Kosovën dhe se do t’i tërheqë forcat serbe nga ajo pjesë, duke pretenduar se nuk është e vërtetë se Serbia po e dërgon ushtrinë në kufi.“Vitin e kaluar kishim 14,000 njerëz pranë vijës administrative, sot kemi 7,500 dhe do ta reduktojmë në 4,000” – tha Vuçiq për “Financial Times”.Më 29 shtator 2023, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje Serbisë t’i tërheqë trupat nga kufiri, duke e quajtur zhvendosjen e tyre “zhvillim shumë destabilizues”.E një ditë më pas, të shtunën, edhe Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Europian i kërkuan po ashtu Serbisë t’i tërheqë trupat nga kufiri.

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Kosova News 01/10/2023 01/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
18:49 -15/07/2026
Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim
18:46 -15/07/2026
Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin
18:40 -15/07/2026
Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)
17:45 -15/07/2026
Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?