KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » CNN: Trump në prag të bombardimit të Iranit – synon të shmangë shpërthimin e një lufte të madhe
Botë

CNN: Trump në prag të bombardimit të Iranit – synon të shmangë shpërthimin e një lufte të madhe

Alban Begolli
Alban Begolli 02:02 -19/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Përktheu për KosovaNews, Alban Begolli

Presidenti amerikan Donald Trump është pranë marrjes së një vendimi për të ndërmarrë sulme ushtarake ndaj Iranit, ndërsa shqyrton mundësinë e bashkimit me operacionet ushtarake të Izraelit që synojnë objektivat bërthamore të Teheranit, raporton CNN, transmeton KosovaNews.

Diskutimet në Shtëpinë e Bardhë janë përqendruar tek mënyrat për të ndërmarrë një sulm të shpejtë dhe të saktë – përfshirë edhe përdorimin e bombave që depërtojnë në bunkerë nëntokësorë – pa e zhytur SHBA-në në një luftë të gjithanshme.

Trump po përpiqet të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që nisi javën e kaluar. Ndonëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka shtyrë Trump-in drejt veprimit me argumentin se vetëm SHBA mund t’i japë fund ambicieve bërthamore të Iranit, presidenti amerikan mbetet i kujdesshëm ndaj përfshirjes në një tjetër aventurë të gjatë ushtarake jashtë vendit.

Lexo po ashtu:

WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit

Burime diplomatike nga Evropa thanë se aleatët amerikanë janë informuar se administrata Trump do të presë për të parë se çfarë do të arrijë Izraeli në javën e parë të operacionit, përpara se të marrë një vendim për përfshirje aktive.

Në një deklaratë për shtyp, Trump tha:

“Më pëlqen të marr vendimin final vetëm një sekondë para afatit. Me luftën gjërat ndryshojnë papritur – nga një ekstrem në tjetrin.”

Ndërsa e shqyrton mundësinë e ndërhyrjes, Trump thekson se një goditje e SHBA-së nuk do të thotë domosdoshmërisht përfshirje e plotë në luftë.

Ndërkaq, një nga këshilltarët e tij më të afërt, David Friedman – ish-ambasador në Izrael – përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se:

“Amerika mund të hedhë disa bomba MOAB mbi Fordow, të shkatërrojë objektivin bërthamor dhe të largohet.”

Megjithatë, disa aleatë të SHBA-së janë shprehur kundër përfshirjes ushtarake direkte, duke paralajmëruar për pasoja si mbyllja e ngushticës së Hormuzit – që do të ndikonte rëndë tregun global të naftës – si dhe rrezikun që Irani të përshpejtojë programin bërthamor pas çdo sulmi amerikan.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Majid Takht-Ravanchi, paralajmëroi se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane do të sillte përgjigje të ashpër nga Irani:

“Nëse SHBA vendos të ndërhyjë ushtarakisht, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të përgjigjemi kudo ku gjejmë objektiva të përshtatshëm. Është e qartë – është vetëmbrojtje.”

Një model që disa nga bashkëpunëtorët e Trump-it po e propozojnë është vendimi i tij i vitit 2020 për të vrarë komandantin iranian Qasem Soleimani pranë aeroportit të Bagdadit – një veprim që shkaktoi tensione, por nuk solli luftë të hapur.

Gjithashtu lexoni:

Putin thotë se Irani nuk ka kërkuar ndihmë nshtarake nga Rusia

WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit

Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane

Kim Jong-un zhduk komandantët mes spekulimeve për ekzekutim pas dështimit të një luftanijeje

Gjermania thotë se Evropa është e gatshme të negociojë me Iranin

Alban Begolli 19/06/2025 19/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Putin thotë se Irani nuk ka kërkuar ndihmë nshtarake nga Rusia
01:35 -19/06/2025
WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit
01:10 -19/06/2025
Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane
00:12 -19/06/2025
‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës
23:53 -18/06/2025
Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick
23:42 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?