KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Çmimet i vendos tregu, jo qeveria” – Rama, operatorëve turistikë: Mos abuzoni me turistët, ju mbeten investimet në derë
Rajon

“Çmimet i vendos tregu, jo qeveria” – Rama, operatorëve turistikë: Mos abuzoni me turistët, ju mbeten investimet në derë

Kosova News
Kosova News 16:27 -13/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Çmimet nuk i vendos qeveria, por tregu. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë, ku nënvizoi se investimet në këtë industri kërkojnë vizion e strategji të qëndrueshme.

“Shqipëria do të ketë mundësi të tërheqë më shumë edhe jashtë sezonit në vjehstë nëse do të jetë e përgatitur për këtë. Në këto muaj ka pasur një rritje dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë situatë. Çmimet nuk i vendos qeveria dhe qeveritë nuk kanë asnjë instrument për të kontrolluar e imponuar çmimet. Çmimet i vendos tregu, por në këtë industri i vendos vizioni strategjik i juaji për fatin e investimeve tuaja nëse po bëni inevstime vërtet masive e ambicioze. Një pjesë e juaja po punojnë me arkitekt të huaj. Hoteleria e ka investimin e madh por të ngadaltë duhet të mendoni për fatin e këtyre investimeve. Qëllimi është të lexojmë çfarë iu ka ndodhur të tjerëve”.

Ai paralajmëroi bizneset që të mos abuzojnë me çmime të larta dhe shërbime të dobëta. Sipas tij, një qasje e tillë mund të dëmtojë imazhin e destinacionit dhe të kthehet në “bumerang” për investimet, duke larguar turistët në favor të vendeve si Greqia, Turqia apo Kroacia.

“Në momentin kur befas janë gjendur përpara rezultatit të hapjes dhe transformimit në një destinacion të caktuar kanë vepruar si të dehur, duke ofruar shërbime të dobëta dhe çmime të larta. Dhe si rezultat i fluksit që u është gjendur përpara kanë pasur mendjen e ngushtë që njerëzit do ti kenë aty dhe kanë filluar të investojnë. Të investojnë për më shumë por duke kërkuar shumë. Çfarë u ka ndodhur, u kanë mbetur në derë investimet se nuk kanë ardhur njerëzit. Nëse Vlora merr njollën e vendit ku paguan më shumë sesa të ofrohet dhe ku paguan më shumë se duke shkuar në Greqi Turqi e Kroaci ju i keni bërë gropën vetes. Flas për gropën e investimeve. Duhet strategji afatmesme se  do merrni një fitim të arsyeshëm dhe jo atë që do i merrni në moment se do t’u kthehet në bumerang”.

Rama nënvizoi se investimet në hoteleri janë afatgjata dhe kërkojnë strategji të qëndrueshme, jo fitime të shpejta. Ai shtoi se Vlora ka potencial të zhvillohet si destinacion ndërkombëtar, ku mund të jetojnë edhe të huaj, duke përmendur sigurinë si një nga avantazhet kryesore të Shqipërisë.

“Qeveria nuk vendos çmimet por po u flas disa të vërteta si dikush që e do këtë qytet dhe dua që çfarë kemi mbjellë ta korrim jo në një stinë por për gjenerata. Vlora ka të gjitha mundësitë si qytet në Portugali në Spanjë, Turqi ku të vijnë të jetojnë edhe plot të huaj, është plotësisht e mundur. Shqipëria është një vend ku jetohet me siguri Dje isha në Dhërmi me disa miq, jo me Ivankën se e bënë sikur vjen në Vlorë çdo 2 muaj do vijë ajo çdo dy muaj por nuk jemi akoma në këtë fazë”.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 13/04/2026 13/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
11:49 -08/07/2026
Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja
11:35 -08/07/2026
Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit
11:29 -08/07/2026
Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund
10:59 -08/07/2026
Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?