Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e sotme (e mërkurë), raporton KosovaNews.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal për shitjen e naftës i lejuar për sot, është 1,74 euro për litër.
Pra, ka ulje për një cent krahasuar me ditën e djeshme .
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të mërkurën, është 1.40.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,72.
Çmimet e lartcekura vlejnë për sot (26 tetor) dhe janë valide deri kur publikohet çmimorja e re, e cila del me 27 tetor pak para orës 10:00./KosovaNews/
