Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e sotme (e martë), raporton KosovaNews.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal për shitjen e naftës i lejuar për sot, është 1,75 euro për litër.
Pra, ka ulje për një cent krahasuar me ditën e djeshme .
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të martën, është 1.40.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,72.
Çmimet e lartcekura vlejnë edhe për sot (25 tetor) dhe janë valide deri kur publikohet çmimorja e re, e cila del me 26 tetor pak para orës 10:00./KosovaNews/



