Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e sotme (e diel), raporton KosovaNews.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal për shitjen e naftës i lejuar për sot, është 1,72 euro për litër.
Pra është një cent më i lartë se që ishte dje.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të dielën, është 1.47, që do të thotë është një cent më i lartë se që ishte ditën e djeshme.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,71.
Çmimet e lartcekura vlejnë edhe për sot (6 nëntor) dhe janë valide deri kur publikohet çmimorja e re, e cila del me 7 nëntor pak para orës 10:00./KosovaNews/



