KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çka po ndodhë sot në veri? Policia jep detajet e fundit nga zhvillimet atje
Siguri

Çka po ndodhë sot në veri? Policia jep detajet e fundit nga zhvillimet atje

Kosova News
Kosova News 16:00 -07/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas ngjarjeve së ditës së djeshme në veri të Mitrovicës, sot situata është e qetë.

Se sot nuk ka asnjë zhvillim në veri dhe gjendja është e qetë dhe normale për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti.

“Situata sot është e qetë nuk ka diçka të jashtëzakonshme për dallim prej ngjarjeve të djeshme”, ka deklaruar Hoti.

I pyetur nëse ka zhvillime të reja prej hetimeve të djeshme, Hoti u shpreh se për momentin nuk ka diqka të re.

“Përveç asaj që është raportuar në ditën e djeshme nuk ka diçka detaje të reja”, ka vijuar ai.

Dje, disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut kanë penguar hapjen e zyrave të Komisionit Qendror Zgjedhor, duke shkaktuar edhe incidente të shumta, por pa pasojë në njerëz.

Në Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut kanë ndodhur më shumë se pesë shpërthime. Fillimisht shpërthime ka pasur në komunën e Zubin Potokut e më pastaj edhe në komunën e Mitrovicës së veriut, në objektet e Kuvendit Komunal Zgjedhor.

E gjithë kjo situatë u krijua pak ditë para përgatitjeve të fundit në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor.

Lidhur me incidentet e djeshme nga Policia e Kosovës është thënë se “persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës, duke përdorur mjete të rrezikshme, përfshirë këtu granata dore të prodhimit jugosllav”.

Në lidhje me situatën e djeshme është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi se bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës dhe se e dinë se po u vie fundi.

“Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato”, kishte shkruar Kurti.

Po ashtu, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur se zgjedhjet  janë e drejtë elementare e secilit qytetar.

“Nga grupe të organizuara me disa individë prej tyre të maskuar, Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër, për të ndaluar ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare. Sulme të tilla si ky sot me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme. Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cenohet nga askush”, tha Sveçla.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave.

Këto zgjedhje të cilat do të mbahen më 18 dhjetor janë në kuadër të komunës së: Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Ndërsa kjo është renditja sipas shortit të hedhur sot nga KQZ:

Iniciativa Qytetare Mitrovica – 111

Partia Demokratike e Kosovës – 112

Partija Kosovskih Srba – 113

Kandidatja e pavarur – 114

Lëvizja Vetëvendosje – 115

Gjithashtu lexoni:

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës

Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela

Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi

Kosova News 07/12/2022 07/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës
15:44 -17/07/2026
Zhvillimi i garave automobilistike mbyllet segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë
15:35 -17/07/2026
Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit
15:08 -17/07/2026
Ministria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim me barna për sëmundje të rralla
14:58 -17/07/2026
Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit
14:42 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?