KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çka është “Defender Europe 2023”, stërvitja e NATO-s ku merr pjesë edhe Ushtria e Kosovës
Siguri

Çka është “Defender Europe 2023”, stërvitja e NATO-s ku merr pjesë edhe Ushtria e Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:49 -20/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria do të jetë organizatore e stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2023”, që do të mbahet verën e 2023-s, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Kjo stërvitje është vjetore, shumëkombëshe, e përbashkët në shkallë të gjerë dhe e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mesin e 26 shteteve pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova, shkruan “europeanwesternbalkans”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Ushtria e Kosovës do të jetë pjesëmarrëse në këtë stërvitje me dy regjimente, ndërsa është planifikuar që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivelin e Regjimentit, nga njësi të specializuara për validim të ushtrisë amerikane.

Nga kjo stërvitje e përbashkët, shtetet krijojnë gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe vendeve aleate.

Një stërvitje e tillë ishte mbajtur në vitin 2021, në disa vende të Evropës si në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Estoni, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Maqedoni të Veriut dhe Rumani.

Mijëra ushtarë amerikanë dhe të vendeve anëtare të NATO-s kanë qenë pjesë e stërvitjeve të përbashkëta.

“Defender Europe” daton që nga periudha e Luftës së Ftohtë, në vitin 1952, nga Danimarka dhe Norvegjia. Në stërvitjen e parë ishin përfshirë 200 anije dhe mbi 50 mijë ushtarë. Ajo ishte kryer me disa faza.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Kosova News 20/02/2023 20/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?