KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çitaku – Qeverisë: Në Kosovë vijnë disa zyrtarë të lartë nga SHBA, merrni rekomandimet e tyre seriozisht
Politikë

Çitaku – Qeverisë: Në Kosovë vijnë disa zyrtarë të lartë nga SHBA, merrni rekomandimet e tyre seriozisht

KosovaNewss
KosovaNewss 15:50 -25/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka njoftuar se në këtë fundjavë në Kosovë do të qëndrojnë disa zyrtarë të lartë nga SHBA.

Për këtë, ajo i ka bërë thirrje qeverisë që t’i marrin rekomandimet e ndërkombëtarëve seriozisht.

“Pra, Qeveria e Kosovës përmes ZVKM Bislimi i paska vënë kushte Bashkimit Evropian dhe Amerikës. Bravo Sinqerisht, në cilin cilin planet jetoni? Çfarë motive keni? A keni ambicie për Republikën e Kosovës? A doni ta kemi Kosovën anëtare të BE? Jeni për keqardhje. Qe besa edhe qesharak, sikur mos të mbanit petkun zyrtar mbi supe. Kush po mendoni që jeni? A po mendoni që e doni Kosovën më shumë se ne?! Nuk do t’ju lejojmë që ta rrezikoni të ardhmen e vendit tonë. Në këtë fundjavë në Kosovë do të qëndrojnë disa zyrtarë të lartë nga SHBA. Mos u tallni. Merrni rekomandimet seriozisht. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh, e as kupon për të kompenzuar deficiet tuaja historike”, shkroi ajo.

Bislimi tha që është në pritje të njoftimit të BE-së për heqjen e sanksioneve, pas pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë, dhe tërheqjes së 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në 4 komunat veriore.

Edhe pse më herët, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se organizimin e zgjedhjeve e lejon rregullimi ligjor i Kosovës dhe se diçka e tillë mund të bëhet përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e qytetarëve që janë në listën votuese, të cilët mund të iniciojnë procesin e zgjedhjeve të reja, Bislimi tha se nuk është i sigurt që ekziston një bazë e përshtatshme ligjore për shpalljen e tyre.

“Është problem i brendshëm i Kosovës për cilin nuk ka dakordim se a mjafton udhëzim adminsitrativ, apo duhet ligj”, tha Bislimi, i cili njëkohësisht është edhe kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të paraqitura nga blloku evropian, Brukseli në fund të qershorit nisi të zbatonte disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

KosovaNewss 25/07/2023 25/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Tre të arrestuar e pesë armë të sekuestruara në Prishtinë
09:05 -17/05/2025
Policia sekuestron armë në Zubin Potok, shoqërohet një person
09:04 -17/05/2025
Sot mot me diell dhe vranësira
08:31 -17/05/2025
Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
08:28 -17/05/2025
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?