Edhe nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pas propozimit të rritjes së çmimit të rrymës për 15%.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë dhe energjisë elektrike, duke e cilësuar qeverinë si të izoluar nga realiteti dhe arrogante.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka theksuar se çmimet e vezëve, bukës, perimeve dhe ujit po arrijnë nivele të papërballueshme, ndërsa faturat e energjisë elektrike po bëhen një barrë e madhe për familjet.
“Rritje pas rritjeje! Çmimet e produkteve më elementare – vezë, bukë, perime, ujë – po arrijnë majat. Energji elektrike? Është bërë barrë e papërballueshme. Në çdo shtëpi ndjehet frika e faturës së ardhshme,” ka shkruar Çitaku.
Ajo ka kritikuar ashpër kastën qeverisëse, duke e akuzuar për paaftësi dhe arrogancë në adresimin e problemeve të përditshme të qytetarëve.
“Dhe në këtë realitet të zymtë, kush është në krye? Një kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti. Jo vetëm e paaftë për të adresuar hallet e përditshme të qytetarëve, por edhe arrogante, shurdhe,” ka shtuar ajo.
Çitaku ka krahasuar sjelljen e qeverisë me shprehjen “Let them eat cake” (Le të hanë tortë), duke e cilësuar atë si një tallje me qytetarët që jetojnë në varfëri.
““Let them eat cake,” po thotë qeveria – me përbuzje, sikur po jetojmë në ndonjë pallat, jo në varfëri. Kjo nuk është më qeverisje – kjo është tallje me qytetarin. Dhe durimi ka kufi. Ndryshimi nuk vjen duke heshtur,” ka përfunduar Çitaku.
Postimi i plotë:
Kosova, viti 2025 – vendi ku jetesa po bëhet luks!
Rritje pas rritjeje! Çmimet e produkteve më elementare – vezë, bukë, perime, ujë – po arrijnë majat. Energji elektrike? Është bërë barrë e papërballueshme. Në çdo shtëpi ndjehet frika e faturës së ardhshme.
Dhe në këtë realitet të zymtë, kush është në krye? Një kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti. Jo vetëm e paaftë për të adresuar hallet e përditshme të qytetarëve, por edhe arrogante, shurdhe.
“Let them eat cake,” po thotë qeveria – me përbuzje, sikur po jetojmë në ndonjë pallat, jo në varfëri.
Kjo nuk është më qeverisje – kjo është tallje me qytetarin. Dhe durimi ka kufi. Ndryshimi nuk vjen duke heshtur.