Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se “po do ta rrënojë ushtrinë e cila është ndërtuar me gjak, djersë, mund dhe sakrificë”.
Çitaku e dha këtë deklaratë duke u bazuar nga një raportim i “Albanian Post”, se “Qindra pjesëtarë të FSK-së, nga të gjitha rangjet, e padisin Qeverinë e Kosovës”.
Çitaku vazhdoi kritikën për Kurtin, duke thënë se “Po do ta rrënojë ushtrinë e cila është ndërtu me gjak, djersë, mund dhe sakrificë”.
“Çka na duhen raketat pa ushtarë? Si mbrohet vendi kur cenohet kaq shumë morali i ushtarit të FSK-së? Pak ka rëndësi epilogu i padisë. Qeveria tashmë e ka bërë dëmin”, tha ajo në Facebook.