KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Charles Michel: Zgjidhja e raporteve Kosovë-Serbi është shumë e rëndësishme
Politikë

Charles Michel: Zgjidhja e raporteve Kosovë-Serbi është shumë e rëndësishme

Kosova News
Kosova News 17:33 -15/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kurti tha se përkrahja e BE-së për rindërtim dhe zhvillim e ka shndërruar Kosovën në një rrëfim suksesi dhe shprese, si prijëse në indeksin demokratik të Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi vullnetin dhe bindjen e fuqishme të popullit të Kosovës për të ardhmen evropiane dhe në BE dhe e njoftoi presidentin Michel për aplikimin për statusin e vendit kandidat, që planifikohet të bëhet deri në fund të vitit.

Duke e njohur rolin e rëndësishëm që ka presidenti Michel në koordinimin e konkluzioneve të samiteve të Këshillit Evropian, kryeministri shprehu shpresën për përkrahje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurti konfirmoi përkushtimin për bashkëpunim rajonal që në themel e ka njohjen e ndërsjellë të dokumenteve dhe që me mekanizmat e pavarur mund të jetë njëkohësisht hap drejt Tregut të Përbashkët brenda Bashkimit Evropian dhe në përputhje me anëtarësimin në BE.

Lidhur me dialogun me Serbinë në Bruksel, kryeministri Kurti theksoi qasjen konstruktive të Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

Ndërsa, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE-në dhe se zgjidhja e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është posaçërisht e rëndësishme./kp/

Gjithashtu lexoni:

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!

Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime

Kurti viziton familjen e ish-policit që u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht në Serbi

Gërvalla shkon në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit

Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe për sulme ndaj gazetarëve në Leposaviq në vitin 2023

TAGGED: Këshilli Evropian, Kurti, marrëveshjet, përkrahja
Kosova News 15/06/2022 15/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!
02:34 -14/06/2025
Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë
23:18 -13/06/2025
Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime
22:35 -13/06/2025
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trumpi bisedon me Netanyahun dhe princin arab
22:29 -13/06/2025
Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas kontratë dyvjeçare
21:28 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?