Të martën pritet të mbajë mot me diell, por temperaturat nuk do të jenë gjithaq të larta, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
Temperaturat do të sillen nga 8 gradë celsius minimalja deri në 23 gradë celsius.
Sipas njoftimit, në viset malore pritet të ketë edhe vranësira, që mund të sjellin riga shiu.