KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çfarë ndodh nëse bojkotohen zgjedhjet në veri?
Politikë

Çfarë ndodh nëse bojkotohen zgjedhjet në veri?

Kosova News
Kosova News 19:07 -29/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës mund të nxjerrin probleme politike dhe jo ligjore, nëse pjesëmarrja në to bojkotohet, ashtu siç është paralajmëruar, thonë njohës të çështjeve zgjedhore dhe të administrimit të pushtetit lokal.

Këto probleme, sipas tyre, mund të kenë pastaj pasoja në funksionalizimin e institucioneve të vetëqeverisjes lokale.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – do të mbahen më 18 dhjetor.

Kryetarët e këtyre komunave kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në veri, që bartin targa të paligjshme serbe.

Kjo parti, e cila kontrollohet nga Beogradi zyrtar, refuzon të marrë pjesë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Përfaqësues të saj, po ashtu, kanë thënë se “95 për qind e votuesve” të kësaj partie, nuk do të dalin në votime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar më 28 nëntor se ka certifikuar 12 kandidatë nga gjashtë subjekte politike, të cilat do të garojnë në zgjedhjet në veri.

Ata vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Iniciativa Qytetare Mitrovica, Partia e Serbëve të Kosovës, Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe dhe një kandidate është e pavarur.

Të katërtit kanë ardhur nga Lista Serbe – subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë.

Qytetarët e anketuar serbë: “Nuk do të dalim në zgjedhje”

Disa qytetarë që jetojnë në komunat në veri të Kosovës, e me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se nuk do të dalin për të votuar në zgjedhjet e 18 dhjetorit.

Radovan Millkoviq thotë se e ka marrë këtë vendim, pavarësisht faktit se disa subjekte politike serbe i kanë kandidatët e tyre në garë.

“Kjo, për shkak se tek ata nuk i shohim përfaqësuesit e popullit tonë në Kosovë”, thotë Millkoviq.

Me mospjesëmarrjen e Listës Serbe, kjo garë nuk i ka njerëzit e duhur, thotë Predrag Radovanoviq. Për të, kandidatët e partive serbe që marrin pjesë në zgjedhje, janë “të panjohur”.

“Këta njerëz nuk janë të qartë për mua. Mendoj për ata që tash duan të kandidojnë për të arritur në pushtet, ndërsa e dinë se nuk kanë pasur kurrfarë mbështetjeje nga njerëzit, nga unë personalisht dhe as nga miqtë e mi në veri të Kosovës”, thotë Radovanoviq.

A kanë legjitimitet zgjedhjet nëse bojkotohet pjesëmarrja?

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, thotë se Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë nuk parasheh ndonjë prag të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje.

Kjo, sipas saj, vlen edhe në rastin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.

“Ato [zgjedhjet] do të jenë legale. Mirëpo, se sa do të jenë rezultatet e pranueshme, kjo është çështje tjetër, të cilën nuk mund ta rregullojë ligji”.

“Kjo është çështje që do të varet prej partive që janë atje, konkretisht nga Lista Serbe. Kjo parti, me vetë faktin që po i thërret qytetarët që të mos dalin në votime, po tregon se nuk i pranon këto zgjedhje. Ky është problem politik që nuk mund të zgjidhet me zgjedhje”, thotë Daka.

Nëse kandidatët fitojnë mandatin me pjesëmarrje të ulët të votuesve, shton Daka, legjitimiteti i përfaqësimit të tyre mund të vihet në dyshim.

“Ai apo ajo e përfaqëson një numër të vogël të qytetarëve që kanë votuar. Se sa ka legjitimitet që t’i përfaqësojë të gjithë qytetarët e asaj komune, më pas është çështje për diskutim”, thotë Daka.

Problemet si pasojë e bojkotit të mundshëm të zgjedhjeve

Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, kryetari i komunës ka një varg përgjegjësish ndaj ekzekutivit, administratës, por edhe kuvendit komunal.

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, thotë se mospjesëmarrja eventuale e qytetarëve serbë në zgjedhjet e 18 dhjetorit – pavarësisht se nuk mund ta kontestojë ligjshmërinë e procesit – mund të prodhojë probleme në funksionalizimin e institucioneve të vetëqeverisjes lokale.

“Nëse do të ketë bojkot pothuajse të plotë nga komuniteti serb, atëherë nuk do të prodhohet ndonjë kualitet dhe nuk do të prodhohen struktura që do të mund ta normalizonin funksionimin e këtyre institucioneve”.

“Në anën tjetër, në rast se instalohet një strukturë, pra, një kryetar joserb, atje do të pasojë bojkoti që administrata mund t’ia bëjë atij kryetari. Mendoj se prapë do ta kemi një situatë jo të rregullt”, thotë Ferati.

Ai shton se në rast se qytetarët serbë i bojkotojnë zgjedhjet, atëherë ata mund t’i bojkotojnë edhe institucionet komunale – pavarësisht se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i ligjshëm.

“Nëse qytetarët fillojnë ta bojkotojnë atë institucion dhe, në anën tjetër, administrata që është përbrenda [komunës] i nënshtrohet presionit për t’i shërbyer stafit politik, pra kryetarit, ne mund të ballafaqohemi me situata… që [mund] të numërohen se cila është më e keqe”, thotë Ferati.

Serbia e ka mbështetur largimin e tyre nga institucionet e Kosovës dhe është zotuar se do t’ua kompensojë rrogat që kanë marrë nga institucionet e Kosovës.

Nuk është e qartë nëse ata do të mund të kthehen në punë dhe, nëse po, si?!

Për çështjen e targave, ndërkohë, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, në bazë të së cilës Prishtina pezullon zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave, ndërsa Beogradi ndalon lëshimin e targave të reja për serbët në veri. /rel/

Gjithashtu lexoni:

Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Numërohen 94% e votave në Pejë

Numërohen votat në Rahovec, VV prin bindshëm

Numrohen mbi gjysma e votave në Mitrovicë, ky është rezultati

Prokurori i Shtetit: Janë ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtës së votimit

Kosova News 29/11/2022 29/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje
21:21 -07/06/2026
Numërohen 94% e votave në Pejë
21:17 -07/06/2026
Numërohen votat në Rahovec, VV prin bindshëm
21:13 -07/06/2026
Numrohen mbi gjysma e votave në Mitrovicë, ky është rezultati
21:11 -07/06/2026
Prokurori i Shtetit: Janë ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtës së votimit
20:49 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?