KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çfarë duhet të bëni? Mendoni lutjen për Hënën e re të qershorit
Kuriozitete

Çfarë duhet të bëni? Mendoni lutjen për Hënën e re të qershorit

KosovaNewss
KosovaNewss 23:53 -16/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vera nuk është ende në kulmin e saj, sidomos këto ditë me shi që na rikthejnë edhe një herë në kohë vjeshte, por këto ndryshime jo të pritshme për sezonin e ngrohtë, do të kulmojnë me hënën e re, më 18 qershor. Hëna e re e qershorit në Binjakë do të ketë ndikim tek të gjithë. Kjo periudhë e parë e verës na shtyn të hetojmë, eksplorojmë dhe të kalojmë kohë me rrethin tonë të ngushtë.

Hëna e re ndodh kur ana e errët e Hënës përballet me Tokën, duke i dhënë asaj një pamje të padukshme. Sipas astrologjisë, kjo fazë është një rivendosje totale – një moment që është i pjekur për të nisur projekte të reja, manifestime dhe pushim shumë të nevojshëm. Ndërkohë, Hëna e re e qershorit përkon me një periudhë gjatë së cilës të gjithë kemi nevojë të ndihemi më energjikë.

Besohet që fazat e Hënës kanë ndikuar në ndërtimin e gjërave të reja, kështu që duhet të bëni kujdes me gjërat që do të bëni gjatë kësaj kohe. Sa herë që është Hënë e re, astrologët këshillojnë fokus në gjërat që do të ndryshosh në këtë moment të jetës. 18 qershori, këtë vit, është dita që përkon me Hënën e Re, ndaj në një ditë të tillë ndryshimet janë të rëndësishme.

Çfarë duhet të bësh?

Në këtë fazë, Hëna nuk është e dukshme për shkak se është e vendosur në mes të Tokës dhe Diellit, ndaj nuk është e këshillueshme të prisni flokët. Nuk rekomandohet si periudhë e favorshme për prerjen e flokëve, pasi kjo fazë e Hënës konsiderohet si një fazë e dëmshme, ku ndodh dobësimi i fibrave të flokëve dhe rënia e tyre.

Bëj një listë me gjërat e reja, të cilave do t’u japësh përparësi. Nëse hyn Hëna e re, diçka e re duhet të zërë vend patjetër tek ty. Mund të blesh syze të reja, por edhe shtëpi të re.

– Pasi të kesh plotësuar listën, ndiz një qiri dhe lëre të digjet deri në fund. Nëse e ke edhe gurin e fatit, lëre pranë qiririt që digjet. Pastaj, kërkoji universit tri dëshira:

“I kërkoj universit të më sjellë dashuri në jetë”

“I kërkoj universit të më përmirësojë financat”

“I kërkoj universit të më sigurojë një pozicion të ri në karrierë …” etj.

– Ji specifike në gjërat që kërkon të arrish dhe në dëshirat që do të shprehësh.

– Përsëriti dëshirat që ke me zë të lartë tri herë. Lëri qirinjtë të digjen deri në fund. Pastaj kryqëzo gishtat dhe lutu që gjithçka ke dëshiruar të të realizohet.

– Ruaje listën ku ke shënuar dëshirat deri në Hënën e Re të muajit të ardhshëm (8 tetor), por bëj të pamundurën që t’i përmbushësh dëshirat që ke shkruar. Mund të gjesh në to disa prioritete që i ke vënë vetes në fillim të vitit.

Nuk është e sigurt që kjo lloj “magjie” funksionon, por astrologët besojnë se në 75 për qind të rasteve, ajo që ne shkruajmë në listë, ndodh. Ata besojnë se kjo është magji e pastër që, kur e dëshiron me gjithë zemër, realizohet. Megjithatë, me rëndësi është fakti që veprimet tona ndryshojnë çdo ditë dhe ndryshimi është një fenomen i mrekullueshëm që të gjithë e duam dhe e kërkojmë. Dita e Hënës së Re është një ditë në të cilën të gjitha angazhimet e reja marrin tjetër kah. Në ditë si kjo, edhe mrekullitë janë të mundura.

Gjithashtu lexoni:

Ka një grup gjaku jashtëzakonisht të rrallë – vetëm një person në botë e ka

Për trëndafila të harlisur deri në ngricat e para, ju duhet vetëm ky produkt i thjeshtë

Folia plastike nuk do të ngjitet më kurrë: Ja çfarë duhet të bëni

Fotografi, sa interesante, po aq edhe të çuditshme

Tre mënyra efektive për të disiplinuar fëmijët pa u bërtitur dhe pa i ndëshkuar

KosovaNewss 16/06/2023 16/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
35°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
20%
4 km/h
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
37 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar
19:18 -04/07/2025
Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në fushat e grurit në Ramoc të Gjakovës
19:00 -04/07/2025
Rashica kalon te Monchengladbachu
18:38 -04/07/2025
Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit
18:33 -04/07/2025
KEK reagon ndaj dezinformatave: Projekti A3 nuk është anuluar, por pezulluar përkohësisht
17:25 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?