KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Certifikata e gjendjes penale mund të merret përmes platformës e-Kosova
Siguri

Certifikata e gjendjes penale mund të merret përmes platformës e-Kosova

Kosova News
Kosova News 11:44 -23/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Që nga e premtja qytetarët e Republikës së Kosovës mund ta nxjerrin certifikatën e gjendjes penale përmes platformës e-Kosova.  Kjo u bë e ditur gjatë prezantimit të kësaj platforme nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK).

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian “Sistemi Qendror i Evidencës Penale”.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, falënderoi Bashkimin Evropian për këtë përkrahje. Tha se pa përkrahjen e partnerëve tanë ndërkombëtar, është i pamundur zhvillimi i gjyqësorit.

“Ky projekt përbën një storie të suksesit të institucioneve tona me ato ndërkombëtare dhe storie e suksesit edhe për gjykatat në Kosovë. Zhvillimi i gjyqësorit të Kosovës është i pamundur pa ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë”.

“Sot përmes këtij shërbimi, sipas statistikave tona, mund të konfirmoj që 700 qytetarë shkojnë më pak sesa më berët. Përveç kësaj ky sistem i ka mundësuar Kosovës, të jetë unike edhe me vendet e BE-së. Sistemi gjyqësor vazhdon të ketë qasje edhe për ata që janë fshirë nga procedura penale dhe do të jenë të qasshmd edhe për institucionet e sigurisë”, tha Zogaj.

Shefi i Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së, Johannes Madsen, tha se sistemi i drejtësisë është përballur me sfida. Sipas tij, më herët të dhënat penale të qytetarëve ishin ruajtur nëpër libra.

“Që nga sot ky sistem shumë i pritur është i qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës me një klik përmes shtëpive të tyre. Para zhvillimit të këtij aplikimi, të dhënat janë mbajtur në libra dhe ka pasur papërshtatshmëri. Themelimi i këtij aplikacioni, siguron që në të gjitha Gjykatat t’i ruajnë të dhënat e qytetarëve. Në emër të BE-së dua ta urojë KGJK, për këtë arritje të madhe, është një hap drejt sundimit të ligjit në Kosovë”, tha Madsen.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, tha se kjo platformë e lehtëson jetën e qytetarëve dhe rrit efikasitetin e sistemit të drejtësisë.

“Qytetarët që me vite kanë pasur tortura për nxjerrjen e një certifikate të gjendjes penale, tani do ta kenë mundësinë që shumë më shpejt dhe më lehtë të marrin këtë certifikatë, për çka jam i lumtur që po e lehtësojmë jetën e qytetarëve. Po ashtu kjo platformë ka edhe një segment tjetër pozitiv, atë të rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimit profesional dhe rritjes së efikasitetit të sistemit të drejtësisë”, tha Kelmendi. 

E udhëheqësi i projektit “Sistemi Qendror i Evidencës Penale”, Bardhyl Hasanpapaj, tregoi për hapat që kanë ndërmarrë në krijimin e kësaj platforme, raporton EO.

“Gjatë prezantimit të projektit, është pak skeptik për partnerët dhe jemi munduar që ta prezantojmë siç është më së miri. Jemi munduar të jemi konkret dhe ta trajtojnë problemin siç ishte dhe duke i dhënë zgjedhje problemit disa vjeçar të qytetarëve. Jemi munduar që gjyqësori pas kësaj, të jetë më i mirë”.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

Kosova News 23/12/2022 23/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?