KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çerkini: Sigurimet bujqësore e rritën qëndrueshmërinë e këtij sektori
Ekonomi

Çerkini: Sigurimet bujqësore e rritën qëndrueshmërinë e këtij sektori

Kosova News
Kosova News 15:48 -12/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sistemi i sigurimeve bujqësore në Kosovë ka arritur të krijojë mundësi për menaxhimin e rreziqeve të ndryshme në këtë prodhimtari, duke ndikuar kështu në rritjen e qëndrueshmërisë dhe zhvillimin e sektorit bujqësor në Kosovë.

Kështu është shprehur zv. Sekretarja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera Çerkini, në ceremoninë përmbyllëse të projektit të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), që është pjesë e Bankës Botërore dhe MBPZhR-së ”Financimi i Bujqësisë dhe Sigurimeve Bujqësore në Kosovë”.

Me këtë rast, ajo ka falënderuar IFC-në dhe gjithë akterët tjerë të përfshirë në këtë projekt për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre në këtë rrugë të vështirë drejt një bujqësie më të qëndrueshme dhe të zhvilluar në Kosovë.

“Ministria jonë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka nisur disa projekte dhe përpjekje për të adresuar sfidat dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor. Një nga aspektet kyçe është sigurimi bujqësor, dhe jemi krenarë që kemi arritur të zhvillojmë një sistem të tillë në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) përmes projektit ECA Agri-Finance. Ky sistem i sigurimeve bujqësore ka ndihmuar fermerët tanë të parashikojnë dhe planifikojnë më mirë buxhetin e tyre, duke u mundësuar ata që të përballen me rreziqe të ndryshme nga faktorët klimatikë. Përmes këtij programi, kemi subvencionuar 75% të shumës së pranuar për sigurim, duke e bërë atë më të arritshme për fermerët tanë”, tha Çerkini, njofton Ministria e Bujqësisë.

Ndërkaq, krahas kësaj ajo ka treguar edhe për hapat tjerë që kanë ndërmarrë për të fuqizuar edhe më tej sektorin, duke theksuar këtu edhe Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i sapo miratuar në Kuvend, që sipas saj paraqet një hap të rëndësishëm drejt rregullimit të menaxhimit të rreziqeve në bujqësi.

“Ministria jonë po punon ngushtë për të hartuar udhëzime administrative që do të rregullojnë procesin e sigurimeve të bujqësisë, duke siguruar një mjedis më të përshtatshëm për fermerët”, shtoi Çerkini.

Ndryshe, përmes projektit për sigurime bujqësore rreth 3 mijë kredi në vlerë 25 milionë euro u janë distribuuar fermerëve kosovarë përgjatë tri viteve të fundit, si dhe rreth 1 milionë euro kredi janë mbështetur me sigurime bujqësore.

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 12/12/2023 12/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?