KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çeku premton dinamizim në procesin e investimeve kapitale në gjithë vendin
Kulturë

Çeku premton dinamizim në procesin e investimeve kapitale në gjithë vendin

Kosova News
Kosova News 20:51 -01/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përmirësimi i infrastrukturës fizike për sportistët, artistët e të rinjtë tanë është një prej prioriteteve tona, të cilin po e zbatojmë me shumë kujdes dhe po i japim vëmendjen e merituar.

Kështu ka shkruar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili njoftoi se sot kanë filluar një cikël të takimeve me kryetarë të komunave.

“Do të sigurohemi që projektet aktuale të kenë dinamikë të shtuar dhe t’i përmbyllim ato që janë në realizim, ndërsa po flasim edhe për projekte të reja për t’i adresuar kërkesat e qytetarëve tanë. E nisëm me një takim konstruktiv me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe bashkëpunëtorët e tij. Diskutuam për Muzeun etnografik të qytetit. Për finalizimin e këtij investimi u pajtuam që komisioni i ngritur të hartojë sa më parë një raport të plotë me rekomandime dhe pas kësaj të vazhdohet me pranimin teknik, në mënyrë që ky muze të hapet sa më parë për publikun. Ndërtesa e ish-Gjykatës do të restaurohet dhe rifunksionalizohet. U pajtuam që Komuna e Vushtrrisë të vijnë me propozime për funksionin që do ta ketë ndërtesa, duke u bazuar në nevojat e qytetarëve dhe pas kësaj të formalizohet bashkëpunimi ku Ministria e Kulturës merr përsipër restaurimin e ndërtesës dhe më pas t’i kalojë komunës në menaxhim. Ura e Gurit është një monument i trashëgimisë kulturore që ka nevojë për ndërhyrje. Do të angazhohemi që institucionet profesionale të Ministrisë së Kulturës të vlerësojnë gjendjen në terren dhe të japin rekomandimet e tyre për fazat e ardhshme. Renovimet dhe funksionalizimi i hapësirave ekzistuese sportive po trajtohet me prioritet. Palestra e Sporteve “Jeton Tërstena” ka nevojë për renovim të pjesshëm. Projekti për ndërhyrje renovuese i dorëzuar nga Komuna po vlerësohet nga ekspertë dhe pritet të përfshihet në buxhetin e paraparë për renovime në gjithë vendin”, ka shkruar ai, duke shtuar se gjithashtu komuna është zotuar që deri në vitin e ardhshëm të përfundojnë hartimin e projektit për stadiumin “Ferki Aliu”, në mënyrë që të fillojnë punimet në renovimin e pjesës ekzistuese, po ashtu në ndërtimin e tribunave të reja dhe mbulesës së stadiumit.

“Është tejet me rëndësi që projekti të jetë i detajuar dhe cilësor, në mënyrë që të mënjanohen sfidat që mund të shfaqen gjatë zbatimit. Po ashtu diskutuam për dy ngjarje me rëndësi që pritet të organizohen gjatë këtij viti. 40 vjetori i takimit të poeteshave dhe 100 vjetori i klubit të futbollit të Vushtrrisë. E falënderoj kryetarin e Komunës së Vushtrrisë për pritjen dhe bashkëpunimin. Takimet do t’i vazhdojmë në komunat tjera. Mbetemi të angazhuar në mbështetje të sportistëve, të rinjve dhe artistëve në gjithë vendin”, ka shkruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Irani fillon hakmarrjen, lanson qindra raketa drejt Izraelit

KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale

BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe

Japin dëshmi dy zyrtarë policorë në seancën gjyqësore në rastin “Banjska”

Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor

Kosova News 01/09/2022 01/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
clear sky
27° _ 25°
39%
6 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Irani fillon hakmarrjen, lanson qindra raketa drejt Izraelit
20:50 -13/06/2025
Komandanti i Gardës iraniane paralajmëron sulme të fuqishme ndaj Izraelit
20:15 -13/06/2025
Kurti viziton familjen e ish-policit që u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht në Serbi
20:11 -13/06/2025
Gërvalla shkon në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit
19:36 -13/06/2025
Iraku i kërkon Iranit të vazhdojë bisedimet me SHBA-në pas sulmit nga Izraeli
19:03 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?