Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, të enjten ka deklaruar se infrastruktura e futbollit në Kosovë po përjeton investimin më të madh ndonjëherë, me projekte të shumta të përfunduara dhe të tjera në faza të avancuara të realizimit.
I parit i sportit në vendin tonë, përmes një postim në Facebook, theksoi rëndësinë e këtyre investimeve për të ardhmen e sportit dhe për zhvillimin e vendit në nivel ndërkombëtar.
“Asnjëherë më parë nuk është investuar kaq shumë dhe kaq seriozisht në infrastrukturën e futbollit në vendin tonë. Po ndërtojmë infrastrukturë moderne që u shërben brezave të rinj, klubeve vendore, përfaqësueses sonë dhe ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, si Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’”, ka shkruar ministri Çeku.
Stadiumet e përfunduar dhe në realizim: Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, stadiumi i qytetit në Shtime, stadiumi i qytetit në Gjakovë, stadiumi i Gjilanit, stadiumi i Hogoshtit në Kamenicë, stadiumet ndihmëse në Komoran në Bërnicë, Gjilan, Raushiq dhe Studençan.
Në procedurë: stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë, stadiumi i qytetit në Ferizaj, stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren, stadiumi i qytetit në Rahovec, stadiumi “Ferki Aliu” në Vushtrri, stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas, stadiumi i qytetit në Suharekë, stadiumi i qytetit në Han të Elezit, stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
