Deputetë kanë diskutuar sot në Kuvendin e Kosovës për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
E gjatë diskutimeve ka pasur mjaft thumbime mes pozitës e opozitës.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thumbuar deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, pas deklaratës së saj se presidentja Vjosa Osmani do të mbahet mend se “se hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë me 50”.
“Ka edhe të tillë që mbahen mend se hynë në seancë, qëndruan 50 sekonda dhe dolën me 100 euro plus”, ka shkruar Çeku, duke aluduar në bashkëpartiaken e Musliut, Blerta Deliu-Kodra, e cila në prill të këtij viti u kap nga kamerat hyrë në seancë vetëm sa për t’u nënshkruar për mëditje.