KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » CDU/CSU me rezolutë: Kosovën ta njohin të gjitha vendet e BE-së
Politikë

CDU/CSU me rezolutë: Kosovën ta njohin të gjitha vendet e BE-së

Kosova News
Kosova News 17:08 -22/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-partia në pushtet CDU/CSU paraqiti sot një rezolutë në Bundestag, duke i kërkuar Qeverisë gjermane të ndjekë një politikë më të angazhuar që synon rikthimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kur bëhet fjalë për Kosovën, kristiandemokratët, përveçqë avokon për liberalizimin e vizave, presin që Qeveria gjermane të avokojë që pesë anëtaret e mbetura të BE-së ta njohin pavarësinë, duke vënë në dukje situatën e re të sigurisë në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë.

Ata kërkojnë që qeveria të bëjë të gjitha përpjekjet për ta bërë Kosovën anëtare të organizatave ndërkombëtare sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe si hap i parë për të mbështetur anëtarësimin aktiv në Këshillin e Evropës.

Është interesante se rezoluta e CDU/CSU i kërkon qeverisë gjermane të avokojë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtarë të NATO-s dhe të mbështesë aplikimet e tyre për anëtarësim.

CDU/CSU thekson se synimi duhet të mbetet që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtarë të BE-së.

Deputetët e CDU-CSU theksojnë se Ballkani Perëndimor po bëhet gjithnjë e më shumë një rajon në të cilin vendet e treta po përpiqen të ndjekin interesat e tyre gjeostrategjike, që në rastin e Rusisë është një dobësim i BE-së.

CDU/CSU thekson nevojën për një nismë të përkushtuar dhe të motivuar politikisht nga qeveria gjermane për të bindur BE-në që t’i sigurojë Ballkanit Perëndimor një perspektivë të qartë, të besueshme dhe të prekshme evropiane.

Në rezolutë, CDU/CSU kërkon që Bundestagu të deklarojë qartë se nuk pranon ndryshime kufijsh dhe se një qëndrim i tillë duhet të konfirmohet nga vendet e rajonit.

Gjithashtu, nga qeveria gjermane kërkohet që të avokojë për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe për përfundimin e suksesshëm të negociatave me Malin e Zi sa më shpejt të jetë e mundur.

Kristian-demokratët theksojnë se agresioni rus kundër Ukrainës ka treguar cenimin e kufijve në zemër të Evropës, si dhe faktin se konfliktet e ngrira ose të kufizuara në hapësirë mund të përshkallëzohen dhe zgjerohen.

CDU/CSU me këtë rast i bëri thirrje Berlinit zyrtar t’ia bëjë të qartë Serbisë se pa marrjen dhe zbatimin e të gjitha vendimeve të përbashkëta, politikat e jashtme dhe të sigurisë, përfshirë sanksionet kundër Rusisë, nuk është e mundur të përfundojnë negociatat e anëtarësimit me BE-në./kp/

Gjithashtu lexoni:

Sot vendoset për “53-milionëshin”, pritet aktgjykimi ndaj Pal Lekajt dhe tre të akuzuarve

Haziri thotë se LDK do të votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit

Kuvendi rikthehet në seancë konstituive

Peci, pas takimit me numrin dy të KFOR-it: Po angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

TAGGED: mbeshtetja, rezuluta
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?