KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Cassano sulmon Mourinhon: Ka qenë trajneri më i keq në 10 vitet e fundit
Sport

Cassano sulmon Mourinhon: Ka qenë trajneri më i keq në 10 vitet e fundit

Kosova News
Kosova News 09:33 -06/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Antonio Cassano vazhdon të jap deklarata bombastike duke goditur të gjithë, pa marrë parasysh nëse është edhe Jose Mourinho.

Ish-sulmuesi italian ka vazhduar duke sulmuar trajnerin portugez i cili me Romën ka një start katastrofal ku në tre ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë në Serie A.

Gjatë një prononcimi për ‘Bobo TV’, Cassano ka thënë se Mourinho ka qenë trajneri më i keq në 10 vitet e fundit ku e ka bërë Romën të luaj në mënyrë të shpifur.

“Unë nuk u hedh hi në sy njerëzve, unë them mendimin tim dhe askush nuk ma heq dot nga mendja. Me kanë bërë veshët daulle për dy vite rreth trajnerit dhe asaj që thosha për të. Ai ka qenë trajneri më i keq i 10 viteve të fundit. Ka bërë Romën të luajë në mënyrë të padenjë, të shpifur”.

“Njerëzit e Romës shesin shpirtin për skuadrën dhe ai e di mirë. Ai ka fituar simpatinë duke u shitur njerëzve tym, por do të mbjellësh atë që do të korrësh. Nuk më intereson farë çfarë rezultatesh ka arritur”.

“Është prej dy vitesh aty, klubi ka shpenzuar shumë, jo siç thonë të tjerët dhe këtë vit ka marrë lojtarë të aftë. A mund të shoh tre pasime radhazi ndaj Salernitanës në vend që të shoh gjëra të turpshme? Në Verona kam parë një futboll të padenjë, zënkash, rrëmuje dhe kinemaje. Me Milanin, me 10 lojtarë, kanë bërë një gjysmë gjuajtje të devijuar. A mund ta shoh një gjë të tillë të shpifur?”, tha Cassano duke shtuar.

“Njerëzit që shkojnë në stadium nuk e meritojnë këtë. Dikur shkohej mirë në qerren e Mourinhos, por tani që po i vjen era, mendoj se do të zgjasin edhe shumë pak aty”.

“Lukakun nuk e donte askush dhe shkoi te Roma. Paredes, Ndicka dhe Aouar janë të gjithë lojtarë të fortë. Por me Mourinhon asnjë skuadër nuk luan në mënyrë të denjë. Futbolli duhet të argëtojë njerëzit, në karrierën e Murinjos nuk është parë kurrë”, deklaroi ish-sulmuesi italian. 

Gjithashtu lexoni:

De Jong rinovon kontratën me Barcelonën

Llapi ndan rrugët me 12 futbollistë, i falënderon për kontributin e dhënë

Po shkëlqen në Botërorin e Klubeve, katër klube i bëjnë oferta Realit për Gonzalo Garcian

“Mund të kisha thënë po”, Klopp zbulon arsyen pse e refuzoi kombëtaren e njohur

Barcelona do t’i paguajë 6 milionë euro Messit të hënën, para do të përfitojnë edhe disa ish-yje të katalunasve

Kosova News 06/09/2023 06/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

De Jong rinovon kontratën me Barcelonën
17:27 -29/06/2025
Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit të Durrësit, largohen banorët nga pallatet përreth
17:22 -29/06/2025
Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”
16:37 -29/06/2025
IKShPK-ja ka disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det
15:16 -29/06/2025
Llapi ndan rrugët me 12 futbollistë, i falënderon për kontributin e dhënë
15:11 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?