KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çanak: Serbia sot drejtohet nga kriminelë nën kontrollin personal të Vuçiqit
Rajon

Çanak: Serbia sot drejtohet nga kriminelë nën kontrollin personal të Vuçiqit

KosovaNewss
KosovaNewss 21:45 -21/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nenad Çanak, themelues i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, ka thënë se pushteti aktual në Serbi është kapur nga kriminelë, të cilët veprojnë nën kontrollin e drejtpërdrejtë dhe jo-institucional të presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Pushteti ekzekutiv që e vuri nën këmbët e tij, u mor nga kriminelë që janë nën kontrollin personal të një grushti njerëzish, të udhëhequr nga kryetari aktual i shtetit”, deklaroi Çanak, duke përmendur emra konkretë si Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, të cilët, sipas tij, nuk kanë nevojë të “vërtetohen” si kriminelë, sepse veprimet e tyre tashmë janë të njohura dhe të dokumentuara.

Ai vuri në pah edhe rolin e figurave si Vojislav Shesheli, të cilin e quajti një “kriminel lufte në pension”, që, edhe pse ka vuajtur dënimin në Hagë, sot shfaqet si qytetar me të drejta të plota dhe influencë politike.

“Nëse ky burrë e ka vuajtur dënimin, atëherë le t’i punësojmë të gjithë pedofilët e dënuar në çerdhe”, u shpreh me ironi Çanak në një bisedë në podcastin PIKË, në KTV.

Përmes shembullit të mënyrës se si funksionon sot punësimi në policinë serbe, ai ilustroi degradimin e institucioneve shtetërore. Sipas tij, njerëz pa asnjë përgatitje profesionale, të rekrutuar nga shërbimi sekret BIA me rekomandime politike nga SNS (Partia Progresive Serbe), marrin gradat më të larta në polici brenda pak muajsh.

“Këta njerëz deri dje shisnin vetura nëpër sallone”, u shpreh ai, duke përmendur rastin e një figure që ai e quajti “shefi i dajakxhinjv”, i cili sot ka gradën e oficerit të lartë dhe akuzohet për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj studenteve të arrestuara.

Në kontrast me këtë realitet, Çanak e krahasoi regjimin aktual me atë të Sllobodan Millosheviqit, duke thënë se ndonëse ky i fundit shkaktoi dëme të mëdha dhe luftëra të tmerrshme, ai së paku mbështetej mbi institucione shtetërore.

 “Vuçiqi nuk mbështetet tek institucionet, por te kriminelët që i kanë grabitur ato”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme

Hooker: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin ShBA-në dhe Shqipërinë

Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

KosovaNewss 21/09/2025 21/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?