Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e enjte.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës i lejuar është 1,68 euro për litër.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të enjten është 1,35.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,76.
Çmimet e lartcekura vlejnë për sot (15 shtator) dhe janë valide 24 orë.
