Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e diel, raporton KosovaNews.
Në çmimore tregohet se sot krahasuar me dje ka pak lëvizje, duke shënuar një ngritje prej tre cent për naftën dhe benzinën, kurse gazi mbetet në çmimin e njëjtë.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës i lejuar për sot, është 1,70 euro për litër.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të dielën, është 1.40.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,76.
Çmimet e lartcekura vlejnë për për sot (9 tetor) dhe janë valide deri nesër në mëngjes kur publikohet çmimorja e re./KosovaNews/



