KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Cakolli: Java e tretë e korrikut, afati optimal për thirrjen e seancës konstituive
Politikë

Cakolli: Java e tretë e korrikut, afati optimal për thirrjen e seancës konstituive

Kosova News
Kosova News 10:20 -05/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim vlerëson se, pas përmbylljes së procedurave ankimore dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore, java e tretë e korrikut është afati optimal për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, procesi i numërimit të votave ka qenë i rregullt dhe nuk janë evidentuar parregullsi që do të cenonin integritetin e rezultatit zgjedhor.

Cakolli në një intervistë për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se Demokracia në Veprim ka angazhuar rreth 100 vëzhgues në të gjitha 38 qendrat komunale të numërimit, të cilët kanë monitoruar nga afër procesin.

“Demokracia në Veprim ka pasur të angazhuar rreth 100 vëzhgues të shpërndarë në secilën prej 38 qendrave komunale, të cilët kanë monitoruar mbarëvajtjen e procesit dhe rregullsinë e numërimit të votave të kandidatëve në veçanti. Të dhënat nga terreni tregojnë që, përtej gabimeve minore njerëzore të evidentuara edhe në raportet e KQZ-së, nuk ka pasur asnjë parregullsi serioze e cila do të mund ta cenonte integritetin dhe vlefshmërinë e procesit, siç e kemi pasur rastin pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar. Kësisoj, unë besoj që tashmë është e qartë që procesi i numërimit ka prodhuar, në radhë të parë, rezultate të sakta e kredibile dhe, së dyti, një element tjetër me shumë rëndësi është që këto rezultate duket që reflektojnë pothuajse në plotni vullnetin e qytetarëve sa i përket zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor”, ka deklaruar ai.

Duke folur për ankesat zgjedhore, Cakolli tha se kandidatët kanë të drejtë ligjore t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike, por theksoi se praktika e deritanishme e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe e Gjykatës Supreme ka vendosur standarde të qarta për mënyrën e trajtimit të tyre.

“Normalisht, kandidatët që kanë qenë pjesë e garës kanë pasur të drejtë dhe kanë të drejtën ligjore për të parashtruar ankesë, qoftë kjo edhe për një numër të kufizuar të votave. Por, ajo çfarë ka rëndësi është që tashmë është krijuar një lloj precedenti nga ana e PZAP-së, edhe në ciklet e mëparshme zgjedhore, sa i përket nivelit të provimit që duhet bërë lidhur me parregullsitë eventuale. Dhe në këtë drejtim, besoj që vendimet e PZAP-së dhe të Gjykatës Supreme për ankesat paraprake (pra jo këto që i patëm tashmë së fundi) do të shërbejnë si bazë për vendimmarrje edhe në rastet që potencialisht mund të parashtrohen pranë Gjykatës Supreme”, u shpreh ai për Ekonomia Online.

Sipas Cakollit, vendimmarrja përfundimtare e institucioneve përgjegjëse mund të merret shumë shpejt, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultateve.

“Kësisoj, unë besoj që, nëse jo gjatë kësaj fundjave, më së voni në ditët e para të javës së ardhshme mund të ketë vendimmarrje nga ana e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, që është hapi i fundit përmbyllës drejt certifikimit të rezultateve zgjedhore. E që, si i tillë, përbën pastaj hapin krucial, besoj unë, në procesin e formimit të institucioneve. Sepse, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, do të fillojnë të rrjedhin afatet për formimin e institucioneve, në veçanti për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit dhe për zgjedhjen e Qeverisë, e normalisht edhe për konstituimin e Kuvendit. Me këtë të fundit, që është kushti kryesor, brenda të cilit pastaj fillon të rrjedhë afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit dhe afatet e tjera përkatëse për formimin e Qeverisë”, tha ai.

Cakolli vlerësoi se mesi i korrikut është periudha më e mundshme për thirrjen e seancës konstituive.

“Meqenëse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është afat definitiv dhe absolut, në kuptim të obligimit që kanë deputetët për ta përmbyllur atë si procedurë, me afatet që zakonisht marrin një deri në dy javë për përgatitjen e seancës e elemente të tjera, besoj që java e tretë e muajit korrik, ose mesi i muajit korrik, mund të jetë një afat optimal gjatë të cilit mund të kemi thirrjen e seancës konstituive. Dhe që tashmë numrat, si të tillë, diktojnë një tempo relativisht të qetë sa i përket konstituimit të Kuvendit. Sepse Lëvizja Vetëvendosje si parti e dalë e para nga zgjedhjet dhe partnerët e saj nga radhët e komuniteteve, nuk besoj që do të kenë ndonjë problem sa i përket konstituimit të Kuvendit. Sado që nevoja për një marrëveshje politike në raport me zgjedhjen e Presidentit do të mund ta diktojë edhe vetë dinamikën e zhvillimeve politike, qoftë sa i përket konstituimit të Kuvendit, ashtu edhe të zgjedhjes së Qeverisë”, deklaroi ai.

Cakolli shtoi se sfida më e madhe nuk pritet të jetë formimi i Qeverisë, por zgjedhja e Presidentit të ri të vendit.

“Në rast se Kuvendi do të konstituohet në pjesën e dytë të muajit korrik, atëherë i bie që mesi apo fundi i muajit shtator do të jetë afati i fundit kushtetues brenda të cilit duhet të zgjidhet Presidenti apo Presidentja e re e vendit. Në këtë drejtim, ky është afati më kategorik, derisa në rastin e zgjedhjes së Qeverisë ekzistojnë dy afate paralele. Pra, në njërën anë është afati 60-ditor nga dita e mandatimit, dhe në anën tjetër është afati i tërësishëm prej 40 ditësh, që përfshin 15 ditë për kandidatin e parë (i cili nominohet nga ana e Presidentit ushtrues të detyrës, apo në varësi se cila procedurë do të ndiqet e para), dhe në rast të dështimit eventual, është afati 10-ditor për zgjedhjen e kandidatit të dytë. Dhe sërish 15 ditë për kandidatin tjetër, që në tërësi bëjnë 40 ditë. Që i bie se, për çështjen e Qeverisë, vendimmarrja mund të jetë më së voni diku nga fillimi i muajit shtator, nëse jo edhe më herët se aq. Por, duke qenë se çështja e Qeverisë nuk pres të jetë problem për shkak të konfiguracionit të numrave, besoj se çështja më e ndjeshme dhe potencialisht më problematike do të jetë ajo për zgjedhjen e Presidentit, me afatin që besoj do të përfundojë nga mesi apo eventualisht fundi i muajit shtator, në varësi të procedurave që do të ndiqen për konstituimin e Kuvendit”, shtoi Cakolli.

Në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese thuhet qartë se Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave dhe kuorumin prej dy të tretave në dy rundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë.

Afati prej 35 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese skadoi në mesnatën e 28 prillit, dhe në këtë mënyrë, automatikisht sipas atij vendimi, shpërbëhet Kuvendi, pa nevojën e një dekreti presidencial. 

Gjithashtu lexoni:

Nis pas pak protesta në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së, ky është lokacioni

Ndjekje filmike në rrugën Prizren-Gjakovë: 40 vjeçari godet veturën e policisë dhe një mjet civil

Avokati i Popullit: Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve

​”Do t’ua tregoj anën tjetër të medaljes” – Pacolli: Buzhala më sulmon sepse iu ndërprenë paratë nga kompania ime!

Ambasada italiane në Prishtinë: Kartat e identitetit në letër nuk do të vlejnë pas 3 gushtit 2026

Kosova News 05/07/2026 05/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
32 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Merr fund epidemia e hantavirusit që i mori jetën 3 personave dhe infektoi 13 të tjerë
16:14 -05/07/2026
Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier
16:10 -05/07/2026
Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje
16:06 -05/07/2026
Mbi 100 të rinj e të reja nga Lipjani vizituan Kompleksin Memorial të UÇK-së në Kleçkë
15:50 -05/07/2026
Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët u afrohen shtëpive, zjarrfikësit në vendngjarje!
15:47 -05/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?