KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bytyçi: Jemi bashkë në luftën kundër kancerit, secila histori e juaja është frymëzim për ne
Politikë

Bytyçi: Jemi bashkë në luftën kundër kancerit, secila histori e juaja është frymëzim për ne

Kosova News
Kosova News 12:50 -14/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së sotme në Kuvend, janë solidarizuar me gratë të prekura nga kanceri i gjirit dhe po ashtu duke tërhequr vëmendje në diagnostikimin e hershëm të këtij lloj kanceri.

Albana Bytyçi, deputete e AAK-së, gjatë fjalimit të saj ka tërhequr vëmendjen duke vendosur shaminë si shenjë simboli për muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit.

“Ky muaj, nga fillimi e deri në fund është inkurajim për të gjithë qytetarët, organizatat, bizneset e grupet tjera që të bashkohen në aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin për të kontrolluar dhe parandaluar kancerin e gjirit”, tha Bytyçi.

Duke thënë se 1 nga 8 gra mund të preken nga kanceri i gjirit, deputetja në fjalë u shpreh se i mbështesin këto gra në luftën e tyre kundër kancerit të gjirit.

“1 në 8 gra mund të preken nga kanceri i gjirit gjatë jetës së tyre. Dhe për shumë prej tyre, diagnoza e kancerit të gjirit është si një luftë me të cilën po përballen vetëm. Por, ne jemi bashkë në këtë luftë. Sepse ju jeni nënat tona, motrat tona, vajzat tona, jeni pjesë e shoqërisë sonë“.

Sipas saj, kjo çështje kapërcen parti e politikë, për qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të të mbijetuarave të kancerit të gjirit, duke kujtuar ato që humbën jetën nga kjo sëmundje.

Më poshtë mund të gjeni fjalimin e plotë të deputetës Albana Bytyçi:

Të nderuar deputetë, Të nderuara gra,

Kjo shami që po mbaj me vete dhe që të njejtën ua dhashë secilës grua deputete këtu në sallë, shënon një simbolikë të muajit ku thirrjet më të mëdha u bëhen po grave, por jo vetëm, për të bërë ekzaminim klinik të gjirit/mamografinë.

Ky muaj, nga fillimi e deri në fund është inkurajim për të gjithë qytetarët, organizatat, bizneset e grupet tjera që të bashkohen në aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin për të kontrolluar dhe parandaluar kancerin e gjirit.

Siç e dimë dhe shumë familje e kanë përjetuar, kanceri i gjirit mund të shkatërrojë jetë përgjithmonë. Megjithëse në Klinikën e Onkologjisë në QKUK nuk kam parë ende statistika se sa pacientë humbin betejën me kancer brenda vitit, një nga rastet më të shpeshta të vdekjeve sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është pikërisht kanceri i gjirit.

1 në 8 gra mund të preken nga kanceri i gjirit gjatë jetës së tyre. Dhe për shumë prej tyre, diagnoza e kancerit të gjirit është si një luftë me të cilën po përballen vetëm. Por, ne jemi bashkë në këtë luftë. Sepse ju jeni nënat tona, motrat tona, vajzat tona, jeni pjesë e shoqërisë sonë.

 Secila prej jush vleni dhe secila histori e juaja është frymëzim për ne. Çdo zë i ngritur i yni sjell ndryshim pozitiv për të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Prandaj, përkushtimi ynë në ngritje të ndërgjegjësimit është prej gjërave më të mëdha që mund të bëjmë – si individë dhe si komb. Falë trajtimit klinik dhe zbulimin e terapive të reja, numri i të mbijetuarave nga kanceri i gjirit është trefishuar në 60 vitet e fundit, mirëpo ne duhet të përpiqemi edhe më shumë se bashku me mediat dhe gjitha që ceka më lart të shpërndajmë informacion dhe të edukojmë secilën vajzë dhe grua për rëndësinë e shëndetit të gjirit.

Kjo çështje kapërcen parti e politikë, për qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të të mbijetuarave të kancerit të gjirit, duke kujtuar ato që humbën jetën nga kjo sëmundje, si dhe duke ngushëlluar e dhënë forcë atyre grave që aktualisht po e luftojnë kancerin e gjirit.

Pranë jush, duke ju mbështetur dhe duke kërkuar vendosmërinë tuaj, inkurajoj të gjitha gratë të bëjnë kontroll, sepse çdo zbulim i hershëm mund të shpëtojë jetë!

Gjithashtu lexoni:

Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale

Osmani nga Hungaria: Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me ShBA

Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm

PDK: Mos konstituimi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun

Kosova News 14/10/2022 14/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Malisheva mëson kundërshtarin për Ligën e Konferencës
16:37 -17/06/2025
Siljanovska-Davkova: Aktualisht nuk ka asgjë më të rëndësishme se politika e zgjerimit të BE-së
16:32 -17/06/2025
Policia zhvillon fushatë vetëdijësuese kundër ngacmimit seksual në Mitrovicën e Veriut
16:17 -17/06/2025
Raportohet për mbi 450 të vrarë nga sulmet izraelite në Iran
15:58 -17/06/2025
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij
15:58 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?