KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Buxheti për vitin 2023, ministri Murati përplaset me deputetët opozitarë
Politikë

Buxheti për vitin 2023, ministri Murati përplaset me deputetët opozitarë

Kosova News
Kosova News 15:50 -17/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është përplasur me deputetët opozitarë për projekt-buxhetin për vitin 2023.

Murati i quajti hipokritë deputetët e LDK-së, pasi dërguan në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë. Ndërkohë, tha se opozitarët po thonë të pavërteta lidhur me buxhetimin e Ligjit për paga. Në anën tjetër, nga opozita, Murati u vlerësua si ministri më i dobëti në kabinetin qeverisës.

Në seancën e sotme plenare, ministri Murati, ngriti dyshime se LDK-ja mund të ketë interesa me supermarkete, pasi dërguan në Kushtetuese Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë.

“Vetëm dikush hipokrit dhe që mund të ketë interesa të përbashkëta me supermarkete e dërgon një ligj të tillë në Gjykatën Kushtetuese. Ky është fakti, përndryshe kot e keni nëse qaheni këtu se si qytetarëve iu është vështirësuar jeta, ndërsa në anën tjetër tentoni të bllokoni çdo tentativë për të lehtësuar jetën e qytetarëve”, tha ai.

Mirëpo këto i mohoi deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, derisa vazhdoi ta quante ligjin antikushtetues.

“Me atë ligj shkatërrohet secili market i vogël dhe mesëm në Republikën e Kosovës dhe mbizotërojnë, po dëshironi me shndërruar atë sektor në oligarki ku vetëm një numër shumë i vogël i supermarketeve mbizotërojnë. Sipas logjikës suaj, me këtë i bie se nëse dikush është i lidhur ngushtë me marketet e mëdha jeni ju, jo na, pasi ne po dëshirojmë të vegjlit dhe të mesmit, theksoi Mustafa.

Krahas kësaj, ministri Murati tha se opozita po thotë të pavërteta sa i përket buxhetimit të Projektligjit për paga.

“Kur është bërë ligji i pagave në vitin 2019 nga AAK-ja për vitin pasues, pagat apo shtesat kanë qenë të buxhetuara me 650 milionë euro. Tani kemi buxhetin 745 milionë euro, do të thotë 95 milionë euro më shumë sesa ka planifikuar AAK-ja bashkë me PAN-in aso kohe për të mbuluar ligjin e pagave. Kapërcimi nga viti paraprak ka qenë 620milionë në vitin kur do të zbatohet ligji, ka qenë 650 milionë, 30 milionë euro shtesë, por edhe ato kanë qenë 100 milionë euro më pak sesa i kemi buxhetuar ne. Prandaj kur thoni se nuk ka buxhetim të Ligjit për paga po thotë të pavërteta”, tha Murati.

Atij i reagoi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se Murati është ministri më i dobëti në kabinetin qeverisës.

“Unë e kuptoj ministrin Murati, i cili ka arritur jo vetëm me mashtru, por me qenë njeriu më i dobët në kabinetin qeverisës, por nuk po kuptoj si një ministër i financave del këtu dhe mbështetë një buxhet, i cili në esencë e rrezikon funksionim e shtetit të së drejtës, sigurinë kombëtare dhe rrezikon secilin sektor vital të shtetit”, tha Tahiri

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Radoiçiq dhe paramilitarët e tij duhet t’i dorëzohen Kosovës, u dëshmua se kemi pasur të drejtë

“Pas vjeshtës gjej një punë tjetër”, Kurti e Rama thumbojnë njëri-tjetrin

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Sot e nesër në Shkup zhvillohet takimi midis liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor

Kosova News 17/11/2022 17/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

“Më mirë t’isha unë në vend të saj”/ Polici pranon fajësinë për aksidentimin e Zana Gjevukajt
12:18 -30/06/2025
Kurti: Radoiçiq dhe paramilitarët e tij duhet t’i dorëzohen Kosovës, u dëshmua se kemi pasur të drejtë
11:37 -30/06/2025
KRU “Prishtina” thirrje konsumatorëve: Shfrytëzojeni ujin në mënyrë racionale
11:23 -30/06/2025
Zhduket një e mitur në Gjakovë, rasti po hetohet
11:19 -30/06/2025
Përshkallëzimi i fundit i dëshpëruar i Putinit ka krijuar një moment kritik për luftë me Perëndimin
11:17 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?