KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Buxheti i shtetit prej 3 miliardë e 314 milionë euro për vitin 2024 pritet të diskutohet e votohet të enjten në Kuvendin e Kosovës
Politikë

Buxheti i shtetit prej 3 miliardë e 314 milionë euro për vitin 2024 pritet të diskutohet e votohet të enjten në Kuvendin e Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:42 -14/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën (13 nëntor), ka caktuar seancën e re plenare për të enjten (16 nëntor 2023), ku pritet të diskutohet dhe të votohet buxheti për vitin 2024.

Sipas rendit të ditës, në seancën e caktuar për të enjten, për diskutim dhe votim do të jetë Ligji për Ndarjet Buxhetore për vitin 2024, sipas rekomandimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ndryshe, në mbledhjen e saj të 171-të, Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij tha se buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro. 

Sipas tij, përmes buxhetit të propozuar parashihet që koeficienti i pagave në sektorin publik do të jetë 110 euro, pesë euro më shumë se sa vitin e kaluar.

“Për sektorin publik, kemi thënë qysh në fillim të këtij vitit se koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro dhe këtë po e realizojmë, pra po i rrisim pagat në sektorin publik, ashtu siç kemi thënë”, ka thënë ai në këtë mbledhje.

Buxheti për vitin 2024, sipas Kryeministrit Kurti do t’i kushtojë rëndësi të veçantë mbrojtjes e sigurisë, prandaj sipas tij është rritur numri i policëve edhe për 500 të tjerë dhe numri i ushtarëve edhe për 600 të tjerë.

VIDEO-LIVE/ Mbledhja e Qeverisë, kryeministri Kurti: Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro

Sipas Kurtit, arsimi do ta ketë mbështetjen e nevojshme, shëndetësia ku do të vazhdohet në investimin e renovimit të spitaleve dhe blerjeve të pajisjeve të teknologjisë së fundit.

Duke folur për drejtësinë, ai ka deklaruar se buxheti për Ministrinë e Drejtësisë është i rritur buxheti 31% më shumë se sa ka qenë për vitin e kaluar. Krejt kjo që të zbatohen deri në fund reformat e nisura në drejtësi.

Gjithashtu lexoni:

“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê

Presidentja Osmani: Kosova kurrë në historinë e saj nuk e ka sulmuar asnjë vend

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Haradinaj takon ambasadorin Rohde, thotë se AAK është e gatshme për gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e bllokadës politike

Pushon aktiviteti i ‘Lëvizjes për Bashkim’, e çregjistron KQZ-ja

Kosova News 14/11/2023 14/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë
22:48 -10/07/2025
Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit
21:57 -10/07/2025
Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal
21:25 -10/07/2025
“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê
21:23 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?