Përzgjedhësi i Shqipërisë U21, Alban Bushi, ka thënë që Shqipëria ka marrë lojtarë shqiptarë, jo të Kosovës.
“Unë kam marrë lojtarë shqiptarë, jo të Kosovës. Unë mendoj si Shqipëria, si Kosova është njësoj. Ne jemi të detyruar të marrim lojtarë që janë cilësorë, por më pas është zgjedhje e tij për të zgjedhur midis Shqipërisë ose Kosovës. Bëhet fjalë për dy lojtarë, që janë Bajaziti dhe Berisha, që këta kanë qenë pjesë e Kosovës sezonin që kaloi, por përpara se të shkonin te Kosova kanë qenë dhe pjesë e Shqipërisë”, ka thënë Bushi, raporton Pamfleti.
“Për arsye se iu vonua pasaporta ata kanë luajtur për Kosovën dhe tani kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë. Nuk shikoj ndonjë problem të madh”.
Sipas Bushit, ka pasur edhe raste anasjelltas, ku lojtarë që kanë nisur për Shqipërinë, kanë përfunduar duke luajtur për Kosovën.