Një 33-vjeçar me origjinë nga Kosova (Samson K.) dyshohet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31-vjeçare), duke i shkaktuar plagë të rënda trupore.
Sipas mediave gjermane, viktima ka marrë pesë goditje me thikë. Raportohet se rasti ka ndodhur në prezencën e djalit të tyre 7-vjeçar
Gazeta gjermane “Bild” shkruan se Samson dhe Sabrina ishin të martuar prej disa vitesh dhe kishin dy fëmijë, një vajzë 4-vjeçare dhe djalin.
dyshuari pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë. Një dëshmitar e ka fotografuar atë.


