KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ‘Bum votash’: Këto janë 12 provincat ku Erdogan gëzoi një rritje gjatë zgjedhjeve të fundit në Turqi
Botë

‘Bum votash’: Këto janë 12 provincat ku Erdogan gëzoi një rritje gjatë zgjedhjeve të fundit në Turqi

Kosova News
Kosova News 16:41 -15/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Thirrjet e përsëritura shpesh të presidentit Recep Tayyip Erdogan për mbështetësit e tij për “bum votash” në mitingjet zgjedhore gjetën përgjigje në 12 provinca në të gjithë Turqinë.

Kështu së paku shkruan Daily Sabah, sipas të cilit medium, në Erzurum, një nga provincat më të mëdha në Turqinë lindore me një elektorat tradicionalisht konservator, Erdogan siguroi më shumë se 68% të votave në zgjedhjet presidenciale sipas rezultateve jozyrtare.

Siç shkruan mediumi turk, përcjell Telegrafi, në Bayburt, një nga provincat më të vogla në rajonin e Detit të Zi, Erdogan mori më shumë se 78% të votave.

Gjithashtu në Gümüşhane, një tjetër provincë e vogël e Detit të Zi, Erdogan fitoi më shumë se 74% të votave.

E në qytetin e lindjes së presidentit Rize, ai siguroi më shumë se 72% të votave.

Ndërsa në Kahramanmaraş, epiqendra e tërmeteve të 6 shkurtit që shkaktuan kërdinë në krahinë dhe fqinjët e saj, favorizoi Erdoganin në votim. Presidenti aktual fitoi më shumë se 71% të votave.

Në mënyrë të ngjashme, Malatya, një tjetër provincë e goditur nga tërmeti, ndihmoi Erdoganin të siguronte më shumë se 69% të votave.

Veç këtyre, edhe Sivas në zemër të Anadollit ishte dërrmues në mbështetje të Erdoganit në zgjedhjet presidenciale. Erdogan fitoi gati 70% të votave atje.

Ndërkohë Yozgat, një provincë tjetër në Turqinë qendrore, mbështeti gjithashtu Erdoganin, pasi ai fitoi më shumë se 72% të votave atje.

Në të vërtetë, Erdogan vazhdoi me një valë popullariteti në provincat e tjera në Turqinë qendrore, ku ai gëzoi sukseset e kaluara zgjedhore.

Në Çankırı, Erdogan fitoi më shumë se 72% të votave, ngjashëm me Aksaray, një provincë e vogël ku fitoi më shumë se 71% të votave.

Konya, vendlindja e ish-kryeministrit Ahmet Davutoglu i cili iu bashkua bllokut opozitar të rivalit të Erdoganit, Kemal Kılıçdaroğlu, i dha një votë tjetër Erdoganit i cili fitoi më shumë se 68% të votave.

Diku tjetër, në provincën Düzce të Detit të Zi, Erdogan mori më shumë se 68% të votave. 

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 15/05/2023 15/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit
13:37 -11/07/2026
Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec
13:18 -11/07/2026
Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …
13:09 -11/07/2026
Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut
13:03 -11/07/2026
Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra
12:57 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?