KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bulliqi për rrugën Prishtinë-Podujevë: Është e rëndësishme që projekti të përmbyllet sa më shpejtë
Ekonomi

Bulliqi për rrugën Prishtinë-Podujevë: Është e rëndësishme që projekti të përmbyllet sa më shpejtë

Kosova News
Kosova News 18:39 -09/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Infrastrukturës e ka hapur të hënën tenderin për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë, me vlerë prej 38 milionë euro.

I pari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka vlerësuar këtë projekt të rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e Podujevës por edhe për qytetarët e Kosovës në përgjithësi.

Sipas tij, kjo rrugë nuk i shërben vetëm qytetarëve llapjan, por është arterie kryesore e qarkullimit edhe për mërgatën tonë.

“Na gëzon fakti që tashmë e kemi të shpallur tenderin publik për tërë segmentin rrugorë Prishtinë-Podujevë. Deri tash tej mase është neglizhuar ndërtimi i kësaj rruge. Faktikisht as 9 km deri në Lluzhan nuk janë të përmbyllura plotësisht.

Mbetet edhe 16 kilometërshi tjetër ta plotësoj këtë segment të rëndësishëm”, ka theksuar Bulliqi në RTK.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të përmbyllet ndërtimi i kësaj rruge, por ka shprehur shpresën se gjithçka do të shkojë shpejtë, pasi tashmë procesi i shpronësimit ka përfunduar.

“Nuk kam informata se kur planifikohet të përmbyllet projekti. Ajo që është e rëndësishme është që i gjithë projekti i rrugës është shpallur në tender publik në 5 lote dhe po ashtu ka përfunduar edhe procesi i shpronësimit, prandaj nuk pres që të kemi ngecje. Të shohim cilat kompani do të jenë kontraktore, sepse nëse kompanitë nuk po jenë të qëlluara po hasim në vështirësi. Mirëpo, e mira është se asnjë kompanie nuk i lejohet të marrë më shumë se një lot përsipër. Besoj se kjo do të ndikojë që procesi i punës të ecë më shpejtë”, ka shtuar ai.

Tutje i pari i komunës së Podujevës ka thënë se do të ishte e rëndësishme që ky projekt të përmbyllet sa më shpejtë, duke pasur parasysh ngarkesën që ka kjo rrugë.

“Kam përshtypjen se kjo rrugë është ndër arteriet më të ngarkuara në nivel vendi dhe si pasojë e kësaj ngarkese për ditë po kemi aksidente. Kjo rrugë është bërë rrugë e vdekjes për qytetarët tanë, prandaj besoj se ministria e Infrastrukturës me tërë potencialin dhe përkushtimin e saj do ta procesojë këtë projekt”, ka nënvizuar Bulliqi.

Më herët gjatë ditës, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se janë ndarë 38 milionë për përmbylljen e këtij projekti dhe ka njoftuar për hapjen e tenderit.

“Presim që sa më shpejtë të vijojë puna për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për të gjithë qytetarët e Kosovës, qarkullimin rrugor në përgjithësi, por dhe për zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar ministri Aliu në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Kosova News 09/01/2023 09/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?