Bullgaria dhe Rumania kanë hyrë në zonën Schengen nga 1 janari 2025.
Që nga sot më s’do të ketë kontrolle kur kalohet kufiri në mes të Bullgarisë ose Rumanisë dhe çdo shteti tjetër të zonës Schengen.
Kontrollet kufitare për udhëtimet nga ajri dhe deti ishin larguar në mars.
Zona Schengen tani është zgjeruar në 28 shtete.
Deri tash bullgarëve dhe rumunëve s’u lejohej udhëtimi lirshëm në shtetet tjera të Schengenit përmes kufijve tokësorë.


