KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Bullgarë” me pasaporta italiane që spiunonin nga Londra, kush janë tre “007” e Rusisë
Botë

“Bullgarë” me pasaporta italiane që spiunonin nga Londra, kush janë tre “007” e Rusisë

KosovaNewss
KosovaNewss 13:14 -16/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy burra dhe një grua, me sa duket bullgarë, janë arrestuar në Britaninë e Madhe nën dyshimin se ishin spiunë të Rusisë. Treshja ilegale ishte vendosur mirë në Britani ku jetonin prej 10 vitesh, por u demaskuan në shkurt pas një hetimi kundër terrorizmit.

Ata janë flamuri i fundit i kuq në hartën e Evropës që sinjalizon aksionin intensiv të spiunllëkut nga Moska.

Profilet e zbuluara nga mediat britanike flasin për jetë normale, edhe më kryesori i grupit kishte kontakte transparente me Rusinë, në marrëdhënie të thjeshta biznesi.

Orlin Roussev (45 vjeç), i cili mbërriti në ishull në vitin 2009, është pronar i një kompanie në fushën e teknologjisë dhe në të kaluarën ishte marrë me aspekte financiare. Për më tepër, në një nga CV-të e tij publike, ai saktëson se kishte vepruar si konsulent për Ministrinë e Energjisë në Sofje. Vendbanimi i fundit i tij në Britani ishte në Great Yarmouth.

Nga ana tjetër, Bizer Dzhambazov (41 vjeç) ishte shofer në një spital dhe jetonte me bashkëpunëtoren e tij, të dyshuarën tjetër, Katrina Ivanova (31 vjeçe) në Harroë, në verilindje të Londrës. Edhe gruaja ishte e punësuar në sektorin shëndetësor, por privat. Të dyja kanë qëndruar në territorin britanik për gati dhjetë vjet, duke filluar punë në një shoqatë që ndihmonte komunitetin bullgar.

Ndër detyrat e tyre – sipas BBC – ishte të ndihmonin bashkatdhetarët të familjarizohen me kulturën dhe rregullat, një angazhim që ndoshta mund të jetë i dobishëm për zgjedhjen e kandidatëve të ardhshëm për celulën spiune të komanduar nga Kremlini.

BBC zbuloi gjithashtu se Scotland Yard ka sekuestruar një numër të madh pasaportash dhe kartash identiteti të falsifikuara nga Bullgaria, Franca, Italia, Spanja, Kroacia, Sllovenia dhe Republika Çeke.

Me to tre të arrestuarit mund të lëviznin nëpër kontinent, të krijonin marrëdhënie dhe të arrinin pa u zbuluar në vende ku takoheshin me referentë të mundshëm.

Aspekti tjetër i përsëritur është i lidhur me dritaren e madhe kohore. Shumë ujëra kanë rrjedhur para se të identifikohej treshja. “Spiunët” mund të kenë filluar të kërkojnë informacion thuajse menjëherë sapo kanë hyrë në Britani, por nuk do të ishte as e çuditshme nëse do të kishin pritur me muaj, në mos vite, para se të bëheshin operativë.

Kjo varet nga kushtet dhe porositë, duke marrë parasysh faktin se një karakteristikë e rusëve është durimi, që cilësohet si armë shtesë për agjentët në investime reale afatgjata.

Kapja e “bullgarëve” është hallka e fundit, pasi shumë “ilegalë” të tjerë janë ndaluar në Perëndim, nga Italia në Slloveni, nga Greqia në Holandë, nga Suedia në Norvegji. Po ashtu qindra zyrtarë rusë janë dëbuar, teksa strukturat e NATO-s kanë ngritur murin dhe kundërshtarët kanë guxuar më shumë pas pushtimit të Ukrainës.

Ka më pak “tolerancë” dhe më shumë kontrast, me shumë hije, duke filluar nga e shpërthimet në gazsjellësin “Nord Stream” dhe më herët, shpërthimet e çuditshme në depot e municioneve në Evropën Lindore që u atribuohen njerëzve të Putinit.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

KosovaNewss 16/08/2023 16/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor
11:41 -14/07/2026
Kushtet në Pediatri, reagon PRAK-u, kërkon hetim transparent dhe mbrojtje të pacientëve
11:24 -14/07/2026
Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës
11:04 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?