KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Buja: Veseli nuk më ka dhënë urdhra mua e as Reçicës sa ishte shef i ZKZ-së
Siguri

Buja: Veseli nuk më ka dhënë urdhra mua e as Reçicës sa ishte shef i ZKZ-së

Kosova News
Kosova News 11:26 -07/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shukri Buja gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se Kadri Veseli kur ishte në pozitën e shefit të sektorit të  Zbulim-Kundërzbulimit (ZKZ) i ka dhënë urdhra atij ose personit përgjegjës për këtë sektor në Zonën Operative të Nerodimes.

“Jo s’më ka dhanë urdhër”, tha Buja duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon.

Po ashtu, për Ilmi Reçicën tha se ka qenë në kuadër të komandës së Nerodimes dhe s’ka pasur se si të merr urdhra nga Veseli.

“Jo se z. Reçica ka qenë në kuadër të Komandës së Zonës Operative të Noredimes”, tha Buja.

Përpara kësaj, Buja tha se Reçicën në këtë pozitë e kishte emëruar vetë ai, shkruan Betimi për Drejtësi.

“Përafërsisht në dhjetorë (është emëruar) emërimi ka qenë nga unë”, tha Buja.

Buja tha se qëndron fakti se ai e ka thirr në telefon Reçicën për ta njoftuar se është emëruar në këtë pozitë pasi që ai ishte jashtë vendit, konkretisht në Shqipëri.

“Jo se ka emëruar”, u përgjigj dëshmitari kur u pyet se a është e vërtetë që Reçicën askush nga Shtabi i Përgjithshëm nuk e ka emëruar në këtë pozitë.

Dëshmitari tha se Veseli nuk ka pasur mundësi që ta emërojë Reçicën në këtë pozitë.

“S’ka pas mundësi Kadri Veseli me emëru sepse unë kam qenë komandant i zonës”.
Përpara Reçicës, Buja tha se askush nuk ka qenë në një pozitë të tillë për shkak se në periudhën tetor-nëntor ka filluar konsolidimi i komandës operative të Nerodimes.

Ai tha se Reçica e mori detyrën në janar të ‘99-s dhe se kishte shumë pak burime për ta ushtruar atë detyrë dhe se për tre muaj vetëm ai ka qenë në atë sektor.

Dëshmitari u pyet se a ia raportonte Reçica atij informacionet që mblidhte gjatë ushtrimit të detyrës.

“Në një periudhë më të vonë, po. Mund të jetë pas shkurtit sepse në atë kohë është konsolidu më mirë sektori i Zbulim-Kundërzbulimit”, tha Buja.

Buja tha se shumica e raportimeve ishin gojarisht por që ka pas raste kur ka raportuar edhe me shkrim në rast që ka pas lëvizje të mëdha të forcave serbe.

Ai tha se Reçica i raportonte ndonjëherë Shefit të Shtabit dhe komandantit të zonës, ndërsa Shtabit të Përgjithshëm nuk i kanë përcjell raporte.

“Nuk ka qenë detyrë e tij me raportu në Shtab të Përgjithshëm”, tha Buja kur u pyet se a ka pasur rast që Reçica ka anashkaluar atë dhe personat përgjegjës për zonën dhe ka raportuar drejtpërdrejtë në Shtabin e Përgjithshëm.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Gjithashtu lexoni:

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

MINTI publikon çmimet, nafta sot 1 cent më shtrenjtë se dje

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte

Kosova News 07/11/2024 07/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”
14:45 -31/07/2026
Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë
14:15 -31/07/2026
Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit
13:18 -31/07/2026
Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve
12:57 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?