KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Buja: UÇK nuk ka pasur as gjyq e as organe të hetuesisë
Siguri

Buja: UÇK nuk ka pasur as gjyq e as organe të hetuesisë

Kosova News
Kosova News 20:23 -06/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Për të tretën ditë radhazi pranë trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ka dhënë dëshminë Shukri Buja. Në këtë seancë ai është shoqëruar nga avokati i akredituar i Speciales, Taulant Hodaj. Në fillim të seancës, të mërkurën Buja është marrë në pyetje nga prokuroria e më pas edhe nga mbrojtja e të akuzuarve.

Në ditën e tretë të dëshmisë së tij, Shukri Buja fillimisht është përballur me prokurorinë e Gjykatës Speciales në Hagë. Buja ka thënë se në UÇK nuk ka pasur as gjykata as organe të hetuesisë. Këtë përgjigje ai e dha pasi u pyet nga prokurori, James Pace se nëse ndonjë ushtar i UÇK-së në Zonën e Nerodimes ishte hetuar nga UÇK-ja për mënyrën e trajtimit të civilëve.

Për pak minuta seanca u mbyll për publikun derisa prokurori la të kuptohet se do të diskutohet për ndalimin e një personi nga UÇK.

Mirëpo, Buja u pyet edhe rreth një dokumenti ku pretendohej se dëshmitari ka thënë se personat që janë arrestuar nuk e kanë ditur se ku dërgoheshin, por që ai i ka orientuar për në Kleçkë. Buja në këtë rast tha se e ka sqaruar deklaratën e 2005-s, pasi nuk ka pasur arrestime, por këtë fjalë e ka përdorur hetuesi.

Më pas dëshmitari është përgjigjur në pyetjet e Luka Mishetiqit, avokatit mbrojtës të Hashim Thaçit, i cili e ka pyetur Bujën prej themelimit të UÇK-së e caktimit të komandantëve të zonave. Në këtë pjesë ai u pyet edhe nëse kishte marrë urdhra nga Hashim Thaçi, për çka dëshmitari e mohoi një gjë të tillë.

Buja po ashtu ka thënë se luftimet në mes të UÇK-së dhe forcave serbe kishin përfunduar më 10 qershor 1999 ndërsa më 12 qershor kishte nisur komunikimi dhe bashkëpunimi me forcat paqeruajtëse të KFOR-it, pasi u pyet nëse ato kanë vazhduar edhe më tej.

Dëshmitari ka thënë se çmilitarizimi i UÇK-së ka ndodhur sipas marrëveshjes porse ka pasur ushtarë të cilët kanë kundërshtuar dorëzimin e armëve dhe uniformës derisa shtoi se transformimi i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës ka ndodhur sipas marrëveshjes me KFOR-in.

Gjithashtu lexoni:

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Kosova News 06/11/2024 06/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
15:14 -31/07/2026
Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”
14:45 -31/07/2026
Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë
14:15 -31/07/2026
Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit
13:18 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?