KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BSPK paralajmëron veprime sindikale: E duam Qeverinë në tavolinën e bisedimeve
Ekonomi

BSPK paralajmëron veprime sindikale: E duam Qeverinë në tavolinën e bisedimeve

Kosova News
Kosova News 17:43 -14/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesia Ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme me qëllim të shqyrtimit të situatës aktuale sociale.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës informon qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të ngecjes së madhe të dialogut social që edhe pas shumë e shumë shkresave dhe kërkesave që ju drejtuan Partnerit Social – Qeverisë kohëve të fundit nuk pati rezultate drejt përmirësimit të gjendjes së të punësuarve dhe nisjes së dialogut të mirëfilltë social, nuk i mbetet rrugë tjetër veç se të nisë përgatitjen e veprimeve sindikale”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

Sipas BSPK-së, mos nisja e dialogut social nga Partneri Social – Qeveria ngushtoi rrugën e bashkëpunimit dhe të komunikimit duke i lënë anash përfaqësuesit e të punësuarve e duke e shtyrë Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës të nisë përgatitjen e të gjitha veprimeve sindikale për ta sjellë Partnerin Social – Qeverinë në tavolinën e bisedimeve ku do të diskutohej zgjidhja përfundimtare e kërkesave të arsyeshme të të punësuarve të cilat do të qonin drejt heqjes së kësaj gjendje të tejet të vështirësuar.

“Kryesia Ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshëm vendosi që të gjitha Federatat dhe Shoqatat sindikale anëtare të BSPK-së nga sot t’i hynë përgatitjeve të veprimeve sindikale me qëllim të mbrojtjes së të drejtave që qojnë drejt përmirësimit të gjendjes ekonomike e sociale të të punësuarve, pasi që në të gjithë sektorët, në atë të arsimit, të shëndetësisë, të policisë, të administratës e edhe në sektorët e tjerë gjendja veç sa e po vështirësohet dhe pa një dialog të mirëfilltë social nuk mund të dilet nga kjo situatë e ku roli i partnerit Social – Qeverisë është tejet i rëndësishëm. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është në pritje dhe në veprim të vazhdueshëm sindikal dhe nuk do të heqë dorë nga e drejta që të punësuarit të kenë atë që u takon nga puna që bëjnë në shoqërinë tonë duke pasur një jetë të mirëqenë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e BSPK-së.

Gjithashtu lexoni:

Dragashi përfiton mbi 1.8 milion euro për banim social, parashihen 42 njësi banimi

ATK mbledh 813 milionë euro të hyra tatimore për 8 muaj

Pacolli ndan 138 mijë euro për Odën e Arkitektëve, ja për çfarë do të përdoren

Kurti viziton shtëpinë e rinovuar përmes masave për efiçiencë të energjisë

Kurti takon ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, kërkon vazhdimin e mbështetjes për integrimin euro-atlantik

TAGGED: BSPK
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?