KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Britania ndalon përdorimin e TikTok-ut te deputetët dhe shërbyesit civilë
BotëTeknologji

Britania ndalon përdorimin e TikTok-ut te deputetët dhe shërbyesit civilë

Kosova News
Kosova News 16:08 -16/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përdorimi i aplikacionit të rrjetit social kinez TikTok është ndaluar në telefonat dhe mjetet tjera të ministrave dhe shërvbyesve civilë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministri i Zyrës së Kabinetit Oliver Dowden u tha deputetëve se aplikacioni do të ndalohej për arsye sigurie me efekt të menjëhershëm, shkruan BBC.

Ai e përshkroi atë si një lëvizje “paraprake”, por “të matur” pas një rishikimi nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike.

TikTok ka mohuar me forcë akuzat se i dorëzon të dhënat e përdoruesve qeverisë kineze.

Dowden tha: “Siguria e informacionit të ndjeshëm të qeverisë duhet të jetë e para”.

Por, ai u tha deputetëve se ndalimi nuk do të shtrihej në telefonat personalë të ministrave apo shërbyesve civilë apo publikut të gjerë – sepse ky ishte një përgjigje ndaj një “rreziku specifik me pajisjet qeveritare”.

“Sidoqoftë, siç ndodh gjithmonë, ne i këshillojmë individët që të bëjnë kujdes në internet dhe të marrin parasysh politikat e të dhënave të çdo platforme të mediave sociale përpara se t’i shkarkojnë dhe përdorin ato.”

Zëvendësudhëheqësja e Punës, Angela Rayner e mirëpriti ndalimin, por akuzoi qeverinë se ishte “prapa kurbës”.

Si Downing Street ashtu edhe Ministria e Mbrojtjes kanë llogari në TikTok – dhe Ministria e Mbrojtjes ngarkoi në llogarinë e saj të enjten në mëngjes një video të një tanku Challenger 2, një lloj që furnizohej në Ukrainë.

Ai i tha BBC-së se do të vazhdojë të përdorë TikTok midis një “game të gjerë kanalesh dixhitale… për të promovuar punën e Forcave të Armatosura dhe për të komunikuar mbështetjen tonë për Ukrainën”.

“Procese të fuqishme janë vendosur për të siguruar që pajisjet tona janë të sigurta, duke përfshirë menaxhimin e rreziqeve nga aplikacionet e palëve të treta. Informacioni ynë më i ndjeshëm mbahet në një sistem të veçantë,” shtoi një zëdhënës.

Ministrat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë nën presion nga deputetë të lartë për të ndjekur Shtetet e Bashkuara dhe Komisionin Evropian në ndalimin e aplikacionit.

SHBA e ndaloi TikTok nga pajisjet zyrtare në dhjetor dhe Komisioni ndoqi shembullin muajin e kaluar. Kanadaja, Belgjika dhe India kanë ndërmarrë veprime të ngjashme.

Gjithashtu lexoni:

Izraeli nis sulmin ndaj Iranit

Myslimanët që votuan për Trumpin ndihen të tradhtuar

Humbjet e trupave ruse në Ukrainë tejkalojnë shifrën 1 milion

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

Meta investon 10 miliardë dollarë në startup të AI

Kosova News 16/03/2023 16/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli nis sulmin ndaj Iranit
03:52 -13/06/2025
Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor
22:54 -12/06/2025
Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
22:10 -12/06/2025
Atalanta kërkon Edon Zhegrovën
21:32 -12/06/2025
Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje
21:29 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?