KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Britania e Madhe zgjat mandatin e trupave të saj në Kosovë deri në vitin 2028
Siguri

Britania e Madhe zgjat mandatin e trupave të saj në Kosovë deri në vitin 2028

Kosova News
Kosova News 14:46 -22/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar sot zyrtarisht se Forcat e Armatosura Britanike do të vazhdojnë të mbështesin misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR) për të paktën edhe tre vjet, deri në dhjetor të vitit 2028.

Sipas njoftimit të publikuar nga qeveria britanike, ky angazhim i zgjatur përfshin një forcë rezerve me qindra ushtarë britanikë që janë të gatshëm për dislokim të shpejtë në Kosovë nëse është e nevojshme.

Një nga dislokimet e fundit ndodhi në vitin 2023 pas një sulmi të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

“Angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar ndaj paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. Duke zgjatur mbështetjen për misionin e KFOR-it, ne po e demonstrojmë rolin tonë si një aleat i fuqishëm i NATO-s dhe qëndrojmë pranë vlerave tona për stabilitet dhe demokraci,” deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer.

Ky vendim, sipas qeverisë së Britanisë së Madhe, është pjesë e qasjes “NATO së pari” të përcaktuar në Strategjinë e Rishikuar të Mbrojtjes, dhe synon forcimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe mbrojtjen e interesave britanike.

Njoftimi për zgjatjen e mandatit erdhi në ditën kur kryeministri Starmer po pret në Londër Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku po diskutohet bashkëpunimi i shtuar për të adresuar sfidat e përbashkëta, përfshirë migrimin e parregullt.

Ministri për Forcat e Armatosura, Al Carns, theksoi rëndësinë e misionit.

“Trupat tona kanë kryer qindra misione ndër vite në mbështetje të KFOR-it dhe ky vazhdim i angazhimit do të ndihmojë që Kosova dhe Ballkani Perëndimor të jenë më të sigurt. Ruajtja e paqes është një pjesë kyçe e përkushtimit tonë për ta mbajtur Mbretërinë e Bashkuar të sigurt në shtëpi dhe të fuqishme jashtë saj”, tha Carns.

Përveç mbështetjes ushtarake, Britania do të lansojë në fillim të vitit 2026 një kurs të ri trajnimi të dedikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të fokusohet në mbrojtjen e civilëve dhe promovimin e rolit të grave në sektorin e mbrojtjes. Në këtë program pritet të ftohen Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

Britania e Madhe ka qenë një nga kontribuesit kryesorë të misionit të KFOR-it që nga viti 1999, kur NATO hyri në Kosovë për të ndalur një katastrofë humanitare pas konfliktit të viteve ’90.

Kosova mbetet një partnere e rëndësishme bilaterale për Londrën, e cila ishte shteti i parë që e njohu pavarësinë e saj në vitin 2008.

Misioni paqeruajtës i KFOR-it mbështetet nga mbi 30 shtete, përfshirë Italinë, Turqinë, Poloninë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, dhe vazhdon të jetë një nga garantuesit kryesorë të sigurisë në Kosovë

Gjithashtu lexoni:

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kosova News 22/10/2025 22/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?