KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Britania do të rrisë financimin ushtarak për Ukrainën
Botë

Britania do të rrisë financimin ushtarak për Ukrainën

Kosova News
Kosova News 09:55 -12/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak do të rrisë fondet ushtarake për Ukrainën në vitin e ardhshëm financiar në 3.19 miliardë dollarë. Ai do të vizitojë Kievin, kryeqytetin ukrainas, më 12 janar, tha zyra e tij.

Zyra e Sunak tha se fondet do të ndihmonin në financimin e prokurimit të mijëra dronëve ushtarak për Ukrainën, duke përfshirë mbikëqyrjen, sulmet me rreze të gjata dhe dronët e detit.

“Unë jam këtu sot me një mesazh: Mbretëria e Bashkuar gjithashtu nuk do të lëkundet,” tha Sunak në një deklaratë duke shtuar: Ne do të qëndrojmë me Ukrainën, në orët e tyre më të errëta dhe në kohët më të mira që do të vijnë.

Sunak gjithashtu do të takohet me punonjësit e urgjencës që do t’i përgjigjen pasojave të sulmeve ajrore ruse.

“Për dy vjet, Ukraina ka luftuar me guxim të madh për të zmbrapsur një pushtim brutal rus,” tha Sunak përpara vizitës.

“Ata janë ende duke luftuar, të palëkundur në vendosmërinë e tyre për të mbrojtur vendin e tyre dhe për të mbrojtur parimet e lirisë dhe demokracisë”, shtoi Sunak.

Vizita e Sunak në Ukrainë vjen disa orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kryen sulme ndaj grupit rebel Huthi në Jemen, shkruan REL.

Rusia e ka filluar pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, në nëntor të vitit të kaluar u zotua të ruajë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, gjatë një vizite të papritur në Kiev.

Vizita e ish-kryeministrit Cameron erdhi pasi Zelensky tha se fluksi i municioneve jetike të artilerisë nga aleatët perëndimorë kishte rënë që prej fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evrpian, në tetor 2023.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 12/01/2024 12/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?