KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Brenda burgut sekret ku të mbijetosh është mrekulli
Tjera

Brenda burgut sekret ku të mbijetosh është mrekulli

Kosova News
Kosova News 17:47 -03/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 1 tetor 2020, Walid Elhouderi, u njoftua për të marrë pjesë në një takim me disa ambasadorë në kryeqytetin e Libisë, Tripoli.

Pasi mbaroi takimi, ai kujton se shoqëroi ambasadorin kongolez me makinë, ndërsa më pas u rikthye menjëherë në sallë për të marrë gjërat e tij.

“Sapo u ktheva, katër persona po më prisnin. Ata nisën të ushtronin dhunë ndaj meje. Po më godisnin. Më vendosën një armë në bark dhe më rrëmbyen. Pas kësaj, unë as nuk e dija se ku isha”, tregon për BBC Elhouderi.

Katër personat ishin dërguar nga shërbimet e inteligjencës, tregon Walid. Ai u dërgua në një nga burgjet sekrete të Tripolit, që ndonjëherë administrohet edhe nga milicitë, që kontrollojnë disa pjesë të kryeqytetit.

Pas revolucionit të vitit 2011 në Libi, që solli përmbysjen e regjimit të gjatë të Muammar Gaddafi dhe e zhyti vendin në kaos, OKB ka dokumentuar shpesh fenomenin e zhdukjes së personave.

“Për 47 ditë, askush nuk dinte asgjë se ku isha”, thotë Elhouderi. Ditët dhe javët në vazhdim ishin të tmerrshme. Ai u akuzua se u përpoq të vidhte informacione sekrete nga Ministria e Mbrojtjes dhe u vendos në izolim, duke u transferuar në një vend tjetër, u torturua duke u shpërfytyruar, shumë më ndryshe nga ai që kishte qenë më parë.

“Nuk më dhanë ujë për tri ditë me radhë dhe vinin më godisnin në kurriz tri herë në ditë. Nuk më bënin asnjë pyetje, asgjë”, kujton ai.

Pas rreth dy javësh, Elhouderi më në fund u dërgua për t’u marrë në pyetje dhe dhuna u ndal. Një muaj më vonë, në mes të nëntorit 2020, së bashku me një tjetër person, u transferuan në burgun shtetëror al-Rweimi në Tripoli.

“Ditën që shkuam në atë burg, u ndjeva sikur isha i lirë edhe pse isha në burg. Ne e dinim se do të kalonim edhe 13 muaj në atë vend”.

Kur u ndalua, Elhouderi kishte vetëm pak muaj që punonte në departamentin e përkthimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai u akuzua fillimisht për “shkelje të sistemit të informacionit sekret të ministrisë”. Walid u akuzua për instalimin e disa aparaturave në serverin e ministrisë që ishin të lidhura me një server në Francë, ku babai i tij ishte ambasador. Ministria franceze e Punëve të Jashtme nuk pranoi të komentojë mbi rastin.

Për Elhouderi-n, e gjithë kjo që ndodhi ishte një “komplot”, duke akuzuar për këtë drejtorin e tij, si një njeri që ai thotë se ka lidhje të forta në Tripoli.

Në fund, pas muajsh lobimi nga familja e tij, avokatët e tij dhe Komisioni Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Libi (NCHRL), për të cilin Elhouderi ishte vullnetar, gjykata arriti në përfundimin se akuzat “nuk bazoheshin në fakte, por ishin ngritur pas përplasjeve mes bashkëpunëtorëve. Në vendimin e lirimit theksohet gjithashtu se Elhouderi u detyrua të rrëfehej nën presion, duke u përballur me dhunë fizike dhe psikologjike.

BBC shkruan se ajo që ndodhi me Elhouderi-n është një dëshmi e një kulture ku dominon korrupsioni dhe e një shteti që ia ka lënë pushtetin kryesisht arbitraritetit të interesave personale dhe ndikimit të milicive. 

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Kosova News 03/09/2022 03/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?