KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bregu: Potenciali i bashkëpunimit rajonal qëndron te diversiteti ynë
Rajon

Bregu: Potenciali i bashkëpunimit rajonal qëndron te diversiteti ynë

Bekim Morina
Bekim Morina 20:26 -23/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu tha se Ballkani Perëndimor është si një kanavacë ku përfshihen të gjitha nuancat e historisë dhe diversitetit, është si një sixhade gjuhësh, kulturash dhe konfliktesh të dhimbshme. Por, siç tha ajo, pikërisht në këtë diversitet qëndron potenciali i vërtetë për bashkëpunim.

“Ballkani Perëndimor është Evropë. Duke qenë se procesi i zgjerimit të BE-së po merr dekada kohë, bashkëpunimi rajonal po vendos një normë evropianizimi, një vetëdije të re. Ne kemi një rajon me një rrjet të dendur iniciativash bashkëpunimi, me vizione të përbashkëta strategjike, që kanë gjetur mbështetje të fortë publike dhe besim në bashkëpunimin rajonal. “Ajo për çfarë kemi sot nevojë është forcimi i një mentaliteti të ri mbi zgjerimin, ose vendosja e një fokusi të ri tek reformat e brendshme, integrimi më i thellë ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal.” tha Bregu, gjatë leksionit të saj, si e ftuar në Kolegjin e Evropës në Bruges.

“Zvogëlimi i distancës me BE nuk ka të bëjë vetëm me zgjerimin dhe anëtarësimin, siç na është thënë prej vitesh, por me afrimin përmes projekteve dhe politikave konkrete. Si përfitim të tërthortë mund të kemi që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të bëhen lojtarë më të mëdhenj e më ndikues në terrenin ndërkombëtar.  Një Evropë me fokus te qytetari, e përshtatur dhe e reformuar me rajonin tonë të vendosur fort në krahun e saj, është investimi më i mirë për paqen dhe sigurinë për të gjithë kontinentin dhe më gjerë.” përfundoi Bregu gjatë leksionit të saj.

Para ligjëratës dhe diskutimeve të studentëve, Sekretarja e Përgjithshme u takua me rektoren e Kolegjit të Evropës, Frederica Mogherini, për të diskutuar për bashkëpunimin dhe planet e së ardhshmes të Kolegjit.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

Shqipëria thellon bashkëpunimin me SHBA-në në mbrojtje dhe siguri

Reagon BE-ja për funeralin e Mlladiqit: Pamjet nga Beogradi janë tronditëse!

Bosnja e Hercegovina tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia për shkak të sjelljeve të zyrtarëve serbë pas varrimit të Mladiqit

KE: Glorifikimi i kriminelëve dhe mohimi i gjenocidit s`kanë vend në BE

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?