KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BQK-ja: Vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë ka shënuar rritje
Ekonomi

BQK-ja: Vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë ka shënuar rritje

Kosova News
Kosova News 18:51 -11/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Për dallim nga viti i kaluar, vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë ka shënuar rritje.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga 390 milionë euro, sa ishin vitin e kaluar, këtë vit investimet e huaja kanë arritur shifrën mbi 560 milionë euro.

Nga janari deri në muajin shtator 2022, vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë, ka arritur në shumën prej 566.8 milionë eurosh. Kështu tha për Radio Kosovën përmes një përgjigje elektronike zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti.

Ai bëri të ditur së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar vlera e investimeve të huaja ishte 394.6 milionë euro.

Drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani, tha se gjendja është e mirë edhe përkundër luftës që po ndodh në Ukrainë, e cila që ka ndikuar drejtpërdrejt në të bërit biznes.

“Ajo çka është vërejtur gjatë kësaj periudhe është se ka pasur interesim të madh prej  atyre kompanive që kanë operuar  edhe në tregun rus apo të Ukrainës e të cilat në një formë kanë parë alternativë tërheqjen e domosdoshme dhe kanë kërkuar rajone stabile e që ofrojnë mundësi të reja. Unë  jam vetë dëshmitar i asaj që kemi pritur disa prej kompanive që kanë shprehur interesim”, tha Ujkani.

Megjithëse ardhja e investitorëve merr kohë dhe kërkon procedura, Ujkani thekson se investimet e huaja direkte kanë shënuar ngritje këtë vit:

“Ne jemi duke përpunuar të dhënat tona dhe ende nuk i kemi finalizuar, por sido që të jetë ka një rritje të mirë të investimeve, marrë parasysh gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në glob”, tha ai.

Ujkani tha se është e rëndësishme edhe përkrahja e institucioneve në këtë drejtim për t’u ofruar kushte atyre kompanive që duan të investojnë në Kosovë.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se duhet përkrahje institucionale që të ketë investime më kualitative në vend.

“Vendi ka nevojë për investime kualitative që shtojnë prodhimin, rrisin punësimin dhe ngritin mirëqenien e qytetarit. Duhet të gjitha institucionet të jenë shumë agresive, në mënyrë që të sjellin investitorë për të mirën e vendit tonë”, tha ai.

Përkundër krizës globale që ka shkaktuar lufta në Ukrainë, Kosova  ka shënuar ngritje të investimeve të huaja direkte, theksojnë ekspertët.

Gjithashtu lexoni:

Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!

Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 546 mijë qytetarë, pjesëmarrja 10.76 për qind më e ulët se në zgjedhjet e fundit

Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së

Kosova News 11/12/2022 11/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje
21:21 -07/06/2026
Numërohen 94% e votave në Pejë
21:17 -07/06/2026
Numërohen votat në Rahovec, VV prin bindshëm
21:13 -07/06/2026
Numrohen mbi gjysma e votave në Mitrovicë, ky është rezultati
21:11 -07/06/2026
Prokurori i Shtetit: Janë ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtës së votimit
20:49 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?