KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rusët po kryejnë krime lufte në Ukrainë duke bartur mbi tanke mbishkrimin “Serbia” (Foto)
Botë

Rusët po kryejnë krime lufte në Ukrainë duke bartur mbi tanke mbishkrimin “Serbia” (Foto)

Jeton Sopa
Jeton Sopa 13:23 -04/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Forcat ruse po vazhdojnë agresioni ndaj Ukrainës, derisa luftimet më të ashpra po zhvillohen në lindje të vendit, përkatësisht në rajonin e Donbasit.

Në 100 ditët e luftës, ka raportime të ndryshme për humbjet e palëve, por faktet e tmerrshme nga terreni tregojnë për mijëra humbje jetësh të civilëve ukrainas.

Për këto 100 ditë, shtetet perëndimorë në krye me SHBA-në i kanë vendosur Rusisë, Vladimir Putinit dhe bashkëpunëtorëve të tij një sërë sanksionesh, në mënyrë që Kremlini të heqë dorë nga agresioni ndaj Ukrainës.

Mirëpo, ka qenë një shtet evropian, i vetmi, që deri më tash nuk e ka bërë as edhe të vetmin hap për ta sanksionuar Rusinë. Bëhet fjalë për Serbinë, shtet ky që ditë më parë arriti marrëveshje pikërisht me Rusinë për furnizim me gaz.

Dhe jo vetëm kaq, dje ministria ruse e Punëve të Jashtme paralajmëroi se kryediplomati rus, Sergei Lavrov do ta vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor, tri ditë para se kancelari gjerman, Olaf Sholz të shkojë në Beograd.

Po ashtu, më herët gjatë agresionit, është raportuar për një numër vullnetarësh serbë që po luftojnë në anën e forcave ruse në Donbas, përfshirë Donteskun dhe Luhanskin, si dy qytetet kryesore në këtë rajon.

Dhe jo vetëm kaq… dje janë publikuar fotografi të forcave ruse në Shevchenko, rajonin e Kharkivit, ku është raportuar për krime të shumta ndaj civilëve ukrainas. Në këtë fotografi, forcat ruse pozojnë para një tanku në të cilin është shkruar në rusisht “Serbia”

Ky mbishkrim i heqë të gjitha dyshimet se Rusia mbështetet fuqishëm në Serbinë dhe në politikën e saj destruktive në Ballkanin Perëndimor. Paterica ruse në Evropë po i shkakton kokëçarje të mëdha edhe Bashkimit Evropian, pasi që Brukseli zyrtar mori vendim në fillim të kësaj javës t’i vë embargo Rusisë në eksportin e naftës dhe gazit. /KP

Gjithashtu lexoni:

Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen në takimin e Shtëpisë së Bardhë

“Kjo duhet të ndalet” – BE planifikon sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë që nga viti 2022, thotë Ministri i Jashtëm francez

Trump vendos tarifa për Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

TAGGED: Krime Lufte, Rusi, serbi, tanke
Jeton Sopa 05/06/2022 04/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Superstrada Tiranë-Durrës, Rama: Drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes
11:20 -08/07/2025
Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen në takimin e Shtëpisë së Bardhë
11:16 -08/07/2025
“Kjo duhet të ndalet” – BE planifikon sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë që nga viti 2022, thotë Ministri i Jashtëm francez
11:12 -08/07/2025
Edhe dy vite te Barcelona, si u bind Szczesny për vazhdimin e kontratës
11:08 -08/07/2025
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari në Durrës
11:05 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?